Shume aludime ka se cfare do ndodhe me jeten e Luizit pas daljes nga “Big Brother”. A do rikthehet ne muzike? Do shkoje ne SHBA? Do jete ne ekran? Do merret me dicka tjeter?
E ne fakt Luizi e ka dicka ne plan. Dicka qe nuk e kemi ditur. Eshte nje ide biznesi, por qe ai e sheh si nje investim me shume se thjesht biznes.
Gjate nje bisede me Kristin, Luizi i rrefeu nje nga endrrat e tij ne jete dhe lidhet me hapjen e nje kopshti per femijet.
“E kam enderr, Krist! Te hap nje kopsht [per femijet]. E kam pasur gjithmone. Gjithmone e kam pasur qejf qe te hap nje kopsht, te marr 4-5 edukatore, nje infermiere, dy sanitare, diku tek 7-8 vete staf dhe me kamera gjithandej, sepse jane femije dhe ke pergjegjesi te jashtezakonshme,” tha ai.
“E kam pasur enderr sepse me duket sikur kontribuoj ne rritjen e tyre, pavaresisht se une nuk bej asgje sepse nuk do te jem edukator,” shtoi Luizi.
Kristi e keshilloi qe t’i konsideronte parate e cmimit te madh – nese fiton Luizi – per ta bere realitet kete deshire te tij.
“E kam pasur enderr sepse me duket sikur kontribuoj ne rritjen e tyre, pavaresisht se une nuk bej asgje sepse nuk do te jem edukator,” shtoi Luizi.
Nuk eshte hera e pare qe kengetari flet per kete deshire. Madje me pare, eshte shprehur se ka menduar edhe emrin e kopshtit: “Capaculat”.