Disa here, ish-bashkeshorti i Rudina Dembacajt, Aleksander Varfaj, ka bere postime ne te cilat “akuzon” terthorazi aktoren se nuk e lejon qe te takoje vajzen e tyre, Viktorian.
Para disa javeve, Aleksandër Varfaj, deklaroi se nuk ka asnje kontakt me vajzen e tyre, Viktorian, qe prej nje viti. Nepermjet nje postimi ne rrjetin social Instagram, Aleksanderi pretendonte: “Nje vit pa te puthur. Do te rritesh e do te sqaroj gjera qe nuk ia uroj askujt. Me ka marre malli”.
Lidhur me keto pretendimet aktorja eshte pyetur se fundmi gjate nje bisede virtuale me ndjekesit e saj ne Instagram. Ajo siguron se nuk e ka ndaluar kurre te bijen te takoje te atin.
“Une di te them qe nga ana ime nuk eshte penguar dhe nuk do pengohet kurre femija im qe te takoje prindin e vete. Nuk do ta bej kete kurre dhe per kete betohem per koken e saj. Dhe nuk e kam bere kurre”- deklaroi Rudinan ne videon e postuar.