Pozicioni strategjik i Shqiperise ju mundeson pushime relaksuese te paharrueshme si ne det dhe ne mal. Ketu do te gjeni te listuara disa sygjerime se cilat plazhe te eksploroni gjate sezonit veror, per ti shijuar ne maksimum pushimet tuaja.
Karaburuni
Parku Detar Kombetar i Karaburunit eshte nje nder perlat e vendit tone duke zene nder vendet e para me bukuri mahnitese per vendasit dhe turistet e shumte qe e vizitojne.
Ksamili
Ksamili se bashku me ishujt e vegjel qe e rrethojne konsiderohet si nje nga plazhet me terheqese.Me rere te bardhe dhe ujera te kristalta eshte nje pike turistike qe terheq vizitore nga e gjithe bota. I pozicionuar shume pak larg Korfuzit eshte nje nga perlat e bregdetit te jugut.
Himara
Himara ka jo vetem nje qytet me nje te kaluar te lashte, kala antike me pamjen me te mire mbi bregdet por gjithashtu det blu te paster me gure te bardhe ne fundin e tij.
Gjipe
Nje gji jo shume i eksploruar me pare pasi rruga qe te con aty eshte paksa e veshtire, megjithate pamja ne fund rruges eshte mahnitese. Rere e bardhe e paster, uje ne ngjyre te kristalte dhe qetesi maksimale.
Palase
Plazhi i Palases do t’ju ofroje nje nga pamjet me fantastike qe keni pare. Gure te medhenj te bardhe, det bojeqiell teper i paster dhe nje breg fantastik. Plazhi i pare qe do te shihni pas fshatit te Llogarase. Fshati i Palases eshte ndertuar ne perputhje te plote me ngjyrat e natyres duke mos bere aspak kontrast.