Bernard Leka trajneri i gjeniut 8 vjecar te shahut nga Shqiperia njekohesisht edhe kampion i Ballkanit ka habitur me aftesite dhe talentin e tij.
Henri Troshani i cili ka mundur disa here edhe profesorin e shahut, ka fituar garen ne Cetinje te Malit te Zi ne disiplinen Rapid dhe ka dale gjithashtu nenkampion ne disiplinen Blitz.
Ai shprehet se pasioni per lojen e shahut dhe lojerat e mendjes ia ka bere me te lehte fitoren ndaj kundershtareve ne loje. Trajneri i djaloshit Bernard Leka ndjehet mese krenar per arritjet e studentit te tij, duke shtuar se eshte i shpejte, i shkathet, i mprehte, kembengules ne loje, ka disa cilesi qe ne lojen e shahut jane vendimtare.
Bernard Leka , Trajneri i gjeniut 8 vjecar
Karrieren Bernard Leka e filloi ne moshen 18 vjecare, ku merr pjese ne vitin 1968 ne kampionatin e te rinjve. Me pas ne vitin 1969 eshte fitues i tavolines , e keshtu suksesi e ndjek gjithmone ne rrugen e tij si lojtar. Babai i tij e ndjek gjithmone nga afer, pasi per disa vite ka drejtuar sportin e shahut ne shtepine e pionerit, duke qene drejtues-trajner. Shtepia e pionerit ishte prone e familjes se vjeter dhe te nderuar shkodrane Kakariqi, shtepi e cila gjate sistemit komunist u sekuestrua dhe u kthye ne shtepi pioneri. Krahas sportit te shahut , Bernardi ka pasion shume te madh edhe per sportet e tjera, ku per te ndjekur rezultatet direkte te sporteve, duhej te paraqitej ne posten e qytetit per te marre informacion.
Pas perfundimit te karrieres se shahut te luajtur, zoti Leka dallohet si trajner me aftesi shume te mira, si organizator i shkelqyer , si promovues i sportit te shahut dhe si zbulues i talenteve te ketij sporti ne Shkoder dhe Shqiperi. Per disa vite eshte drejtues i sportit te shahut ne shtepine e pionerit. Pas disa trajnimeve intensive dhe disa testimeve, ai arrin te marre graden Instruktor i Fide (Federata Nderkombetare e Shahut). Per shume vite ai drejton Vllaznine e Shkodres ne shah, duke korrur suksese nga moshat e vogla e deri te me te rriturit. Bernard Leka eshte gjyqtar shahu, ku dallohet per aftesite shume te mira dhe korrektesine e larte, duke qene keshtu gjyqtar shahu ne disa finale te ndryshme. Profesor Bernardi ka marre pjese ne disa turne te ndryshem nderkombetar brenda dhe jashte Shqiperie, duke arritur rezultate te kenaqshme.
Me 19.08.2011 , Komiteti Olimpik Shqiptar e vlereson me dekorate per kontributin ne sportin e shahut shqiptar. Cdo dite ne e shohim te buzeqeshur ne Shkoder mbi nje biciklete duke shkuar per te klubi i shahut, njeriun modest, familjarin e perkryer, qytetarin shembullor , profesorin e nderuar zotin Bernard Leka.