Maratona e Tiranes nje aktivitet shume i rendesishem per kryeqytetin do te mbahet ne date 23 tetor. Ne edicionin e 6 te saj eventi me i madh sportiv i vrapimit do te mireprese me shume se 2500 vrapues nga i gjithe vendi. Per te shperndare me pas cmimet per tre fituesit kryesore qe variojne nga 2000-5000 euro.
Vendi i pare do te mbaje cmimin prej 5000 euro, fituesi i dyte do te fitoje plot 3000 euro dhe fituesi i cmimit te trete do te marre 2000 euro.
E ndare ne kategori per te perfshire si profesioniste ashtu edhe fillestare ne kete sport, gara do te ndahet ne kater kategori. “Marathon” eshte gara e plote qe i dedikohet personave profesioniste, “Half Marathon” eshte per ata te cilet duan te sfidojne veten, “Tirana 10K” ku garojne kryesisht te apasionuarit pas maratonave por jo profesioniste dhe kategoria “We Too” qe i dedikohet personave me aftesi ndryshe.
Eventi organizohet me aprovimin e tre itinerareve te miratuar nga Federata Boterore e Atletikes dhe me suportin e Federates Shqiptare te atletikes, duke i dhene seriozitetin e nje prej aktiviteteve me te rendesishme kombetare.