Permes nje video ai ka sqaruar se ajo qe tha nuk lidhet me te gjithe, por me profilet ‘fake’ qe bejne komente te uleta, kercenime, ofendime.
I ftuar ne nje emision diten e djeshme Robert Aliaj deklaroi se Kristin e sheh si finalistin e katert, edhe pse sipas tij ai tashme duhet ta kishte fituar me pare kete status. “Kristi duhet ta kishte fituar tashme finalen, ai e meriton. Me cfare shoh edhe komentet. Nuk besoj se votat i japin ata njerezit qe komentojne ne rrjetet sociale, ata jane pabuksa.”- tha Roberti e duket se ne rrjet deklarata e tij eshte nxjerre jashte kontekstit.

“Deklarata eshte nxjerre nga konteksti. Dhe po abuzohet me qellim manipulimi. Tani eshte loje manipulimi. Keshtu qe dua t’ju sqaroj se deklarata ime ishte kunder profileve fallco, qe fyejne na denigrojne dhe me keq na kercenojne jeten. Cka eshte e tmerrshme eshte se vajza ime vjen cdo dite nga shkolla e na pyet: “Cfare ka ndodhur se na mbyten me mesazhe?” Me kercenime, me fyerje, me fjale qe ajo disa here nuk ia di as kuptimin, por edhe kur ua di kuptimin, eshte shume fyese per nje vajze te vogel. Dhe jane gabime shume te tmerrshme. Pra, mesazhi im i djeshem u adresohet ketyre njerezve te papergjegjshem qe perdor keto mediat per te fyer, denigruar dhe kercenuar shqiptaret e ndjeshem. Pra, nuk kam asgje kunder shqiptareve te cileve une kam 30 vjet qe nuk kam bere asnje kompromis ne kurriz te interesave publike. Kam pasur edhe une mundesi te fitoj si gjithe te tjeret por kam qene njeri i ndershem. Dhe ne momentin e caktuar 3-4 veta ju manipulojne juve. Une i respektoj shume shqiptaret. Jam kritik, por respektoj shume njerezit. I dua shume dhe nuk ka shans qe une te fyej publikun shqiptar.”-thote ai.
Roberti shprehet se i respekton shqiptaret dhe nuk i ofendon dhe pse eshte kritik. Ai deklaroi me tej se ne 30 vite nuk ka bere kurre kompromise ne kurriz te interesave publike.