Instagrami i Luiz Ejllit ka shkaktuar serish debat, kete here mes familjareve te tij dhe Kiares. Ore me pare, Kiara njoftoi se ka hapur nje Instagram ne emer te Luizit; nje llogari e cila do te menaxhohet nga ajo derisa Luizi te dale nga shtepia e “Big Brother VIP Albania”.
Para se Kiara te largohej nga BBVA, Luizi ia ka shprehur disa here qe deshiron qe me profilin e tij ne Instagram te merret ajo. Ne kete llogari, te cilen ajo me pas e ripostoi edhe ne InstaStory, shkruhej nen nje foto te Luizit se:
“Te dashur mbeshtetes te Luizit qe nga dita e pare, ju njoftojme se ky eshte i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Sic edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kerkuar qe Instagrami i tij te menaxhohet nga Kiara, per sa kohe ai eshte ende brenda ne shtepine e “Big Brother”, edhe keshtu do te ndodhe. Faleminderit per gjithe mbeshtetjen e treguar deri me tani! Me Luizin fitues!”
Deri ketu cdo gje duket se po shkon mire. Por cfare mendojne te afermit e Luizit per kete? Ishte kunati i kengetarit, bashkeshorti i motres se tij, i cili erdhi me nje reagim ne dukje te cuditshem. Sokol Tahiri shperndau nje postim ne Instagramin e tij ku shkruhej:
“Ju lutemi fansave te vertete te Luizit qe te MOS BEJNE FOLLOW asnje Instagram qe eshte hapur ne emer te Luizit pavaresisht se nga kush hapen ato Instagrame! Ata qe hapin Instagram ne emer te Luizit nuk jane dashamires te tij. Ju lutemi duroni edhe nje jave sa te dale Luizi qe ta leme ate te marre vete vendimet per Instagramin e tij personal. Qellimi yne nuk eshte te demtojme askend, i vetmi qellim i yni eshte qe te mbrojme te drejtat e Luizit ne lidhje me Instagramin e tij. Ju faleminderit per mirekuptimin e mbeshtetjen tuaj!”
Llogaria e re eshte shperndare nga personazhe te njohur te cilet mbeshtesin Luizin ne “Big Brother”, perfshire edhe miqte e tij te ngushte, Jon Ndoja dhe Mario Deda. Ne me pak se 24 ore, llogaria numeron mbi 230,000 ndjekes.
Llogaria e Luizit ne Instagram eshte nje tematike shume e diskutuar jashte “BBVA” d he dy jave me pare, ne nje video ekskluzive per “Big Brother Fun Club”, Luizi thote se do qe llogarine e tij ta menaxhoje Top Channel. Ai pyetet nese do qe ta menaxhoje motra e tij apo familja llogarine dhe nuk pranon.