Ne nje interviste per rubriken “Mos i bjer me top” ne emisionin “E Diell” ajo tha se familja e saj eshte shume e lumtur, ndersa shtoi se nene Leta mezi pret te takoje Luizin.
“Familja eshte shume e lumtur, e kishin pritur kete dite, erdhi me heret. Nene Leta eshte nje fanse e zjarrte e Luizit. Une e kam gjithmone gabim, ai ka te drejte. Mezi pret te takoje dhendrin.”- tha Kiara.
Kiara Tito ka folur per daljen e dyte se si e priti familja e saj propozimin e Luizit, per dasmen e jo vetem.
E pyetur per lojen qe Luizi i beri para propozimit, ku i tha se lidhja e tyre nuk po ecte dhe ata duhet te ndaheshin, moderatorja zbuloi se ne ato momente mendoi vetem te dilte nga BBVIP, pasi ishte shume e lenduar.
“E dyta natyrisht ishte me mire se u finalizua. Para propozimit po mendoja ‘Ku te futem tani’. Isha e lenduar, e merzitur. Kisha 3 dite qe isha e ngarkuar. Nuk dija c’te thosha“, tha Kiara.
E pyetur ne lidhje me debatet e fundit qe pati gjate spektaklit me opinionistet e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari dhe Arber Hajdari, dhe nese do i ftonte ne dasmen e saj me Luizin, Kiara tha se do i ftoje te gjithe dhe padyshim opinionistet do jene nder te ftuarit.
“Une thashe do i ftoj te gjithe ne dasme keshtu qe…”- tha Kiara.
Ajo u shpreh se do nje dasme tradicionale dhe me shume njerez.