Luiz Ejlli eshte personazhi protagonist ne kete sezon te Big Brother VIP. Ai ka arritur t’i mbijetoje cdo nominimi ndersa flet shpesh here me bindje se do te jete fituesi dhe kushdo qe hyn brenda, o e sulmon ose do te jete pale me te.
Kengetari i njohur ,Luiz Ejlli i cili eshte nje prej finalisteve u shpreh se do te donte nje video call me kryeministrin, teksa e cileson ate si nje personazh “tip” dhe shume “karizmatik”.Ai ka zbuluar se fundmi se ka vetem nje kerkese per Edi Rama.
“Dua nje videocall me Ramen, eshte shume tip, eshte shume karizmatik, na mori dhe malli me e pa, 4 muaj pa e pare, ishim mesuar ta shohim perdite”,- ka thene Luiz Ejlli.
Kujtojme se kjo nuk eshte hera e pare qe banori permend Ramen, pasi shume me heret, teksa bisedonte me Kiara Titon, ai ka thene se ka kerkuar si deshire te flase me kreun e qeverise.
Madje ka raste qe thote se nese nuk fiton ai, atehere nuk do te mbahet edicioni i trete i BBV. Se fundmi, duke qendruar me Kiaren i ka kerkuar qe te ikin e ta lene lojen dhe e krahason veten me Edi Ramen:
Luiz Ejlli: A ikim e lajme krejt?
Kiara Tito: Pse?
Luiz Ejlli: E treguam veten. Jemi bere si Edi Rama s’na mund kush ne zgjedhje.
Kiara Tito: Rri me kembe ne toke!