Olta Gixhari dhe Kiara Tito jane takuar per here te pare pas daljes nga “Big Brother VIP”. Kete e ka bere te ditur Olta permes nje postimi ne rrjete sociale.
Edhe pse ne shtepine e “Big Brother VIP” raporti i tyre pertej luhatjeve, nuk ka qene i mire, perkundrazi, ka pasur momente delikate dhe tejkalim kufijsh, pas daljes Luizi, Kiara dhe Olta duket se do kene nje marredhenie shume te mire.
Si fillim, Luizi ka thene fjalet me te mira per aktoren qe kur ajo la shtepine. Ai eshte shprehur se e vlereson dhe pertej faktin qe kane qene konkurrente ‘e do fort’.
Nga ana tjeter, Olta ka bere disa deklarata kontradiktore pasi eshte shprehur se Luizi eshte mashtrues profesionist dhe se nuk beson te lidhja e tij me Kiaren. Por, se fundmi eshte shfaqur krah kesaj te fundit dhe ka deklaruar se e do Luizin si mik, se do jene shoke dhe se madje do shkoje me patjeter te dasma e tyre.
Ne nje bisede virtuale me ndjekesit ne Instagram, Olta eshte pyetur per deklaratat e Luizit qe ka thene se e do aktoren, duke shkruar: “Edhe une e dua fort por nuk e pranoj nga inati”.
E pyetur nese do kete nje miqesi me Luizin dhe a do shkoje ne dasme ajo deklaroi: “Sigurisht qe do kete miqesi dhe do shkoje ne dasme nese me ftojne. Besoj se do me ftojne se nuk ka ndonje tmerr. Ose perndryshe une do jem ai personi qe them “Kam dicka per te thene”. Do prish dasmen. (qesh) Sigurisht qe do shkoj dhe u uroj shume fat dhe lumturi nese kjo dasme do behet. Sigurisht qe do kem shume miqesi me Luizin. Pertej te gjithave ne kuptoheshim shume mire me njeri-tjetrin aty brenda. Pse mos te kemi miqesi.”
Nderkohe ne videon me Kiaren ato shihen ne ambientet e Top Channel me njera-tjetren duke shkembyer batuta. Aktorja ka publikuar nje video ku shihet me Kiaren dhe shprehet: Shikoni pak me ke jam ketu.
Olta ka bere dhe nje bisede virtuale me ndjekesit ku ka treguar se Kiaren e ka shume xhan.