Humori pozitiv eshte shume i rendesishem, qofte ne aspektin fizik, edhe ne ate mendor, ndaj qe ta kesh ate te palekundur dhe natyral, duhet te krijosh disa zakone:
Festoji fitoret e vogla
Nje rritje ne detyre, perfundimi me sukses i nje projekti, nje kombinim i bukur veshjeje…te gjitha keto jane fitore te vogla, te cilat duhet t’ia njohesh vetes dhe t’i vleresosh dhe festosh ato.
Ndrysho afirmimet
Ne momentin qe nis te tregohesh i/e ashper me veten, kupto se duhet te “ndryshosh pllake”. Ktheji afirmimet ne pozitive dhe keshtu, do te riprogramosh mendjen qe te mendoje me shume gjera te bukura.
Trajtoje veten me dashuri
Foli vetes me miresjellje dhe shume dashuri. Kjo eshte nje forme shume e mire qe te ndihmon te rrisesh vetebesimin dhe ta duash veten edhe me shume.
Rrethoje veten me njerezit e duhur
Njerezit qe te mbeshtesin, motivojne, te pranojne dhe nuk te marrin energjine jane te duhurit. Rrethoje veten me sa me shume persona te tille dhe gjithmone e me shume do te jesh ne humor pozitiv.