Dy yjet shqiptare me fame boterore kane marre pjese ne ‘Met Gala’, por nuk jane shfaqur ne asnje moment krah njera-tjetres. Duket se ato jane shmangur edhe kete here duke treguar se gjerat jane njesoj. Ose ndoshta nuk kane pasur realisht mundesi te takohen, nje skenar me pak i besueshem ky.
Gjithsesi, nuk perjashtohet mundesia qe ato mund te jene pershendetur, por deri tani, nuk ka asnje foto a moment te tyre bashke.
Dua u shfaq me nje fustan vintage te vitit 1992 ‘Chanel’, i veshur fillimisht nga supermodelja ikonike e viteve ’90, Claudia Schiffer. Fustani ne forme tweed, perfshinte nje mes te strukturuar me korse me tuba me vija bardh e zi, nje fund te fryre dhe me theke. Kengetarja e kombinoi look-un e saj me nje varse diamanti 200+ karatesh Tiffany, unaza dhe taka me maje metalike.
Kurse Rita nga ana tjeter, kishte veshur nje fustan te zi Prabal Gurung me detaje te tejdukshme pergjate bustit te saj, detaje lulesh 3D si tyl dhe nje bisht te gjate anesor. Vemendje moren sidomos thonjte e saj, te cilet kishin zinxhire argjendi shume te gjate. Ajo kishte vendosur bizhuteri Buccellati dhe taka Jimmy Choo Liberty.
Para disa javesh motra e Rites, njekohesisht edhe menaxherja e saj, Elena, ka publikuar ne Instagram nje foto me Duan per te cilen shkruante fjalet me te mira.
“Mbreteresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me ne, ne drejtojme boten”, shkruante Elena, duke shprehur perkrahjen dhe dashurine ndaj Duas.
Dua ne nje interviste per “Daily Mail” para pak javesh permendi Riten, duke u shprehur se do te donte qe Kosova te njihej nga te gjithe si vendi i saj dhe i Rita Ores, jo si shteti mes Italise dhe Greqise.
“Pra, nese dikush thote ‘oh, ku eshte Kosova?’ njerezit thone ‘eshte mes Italise dhe Greqise, por Rita Ora eshte nga atje, Dua Lipa nga atje’. Ata fillojne te flasin per kete dhe eshte nje gje per te cilen je krenare. Ju menjehere ndiheni pergjegjes per imazhin qe portretizoni dhe menyren se si perfaqesoni vendin tuaj”- u shpreh Dua.
Pavaresisht deshires sone te madhe per t’i pare bashke, duket se ka nje ngerc qe nuk po shkrihet mes Dua Lipes dhe Rita Ores.