Pyetje qe i eshte bere edhe mengjesin e sotem teksa ishte i ftuar ne emisionin “Wake Up”. Shume mund te jene kurioze se si e nis diten kryeministri i vendit, Edi Rama. Kreu i qeverise tregoi se duke puthur djalin, Zahon dhe me pas shkon per te pire kafen.
“Kur eshte e mundur bashke me Linden dhe pastaj perpara”, shtoi Rama.
I pyetur nese e ndjen mungesen e tij Zaho, per shkak se eshte i angazhuar me punen, kryeministri u shpreh:
“Eshte nje pune qe ka nje sakrifice shume te madhe per ata qe jetojne me mua. Borxhi i kohes, angazhimit te nevojshem dhe zakonshem ne kushte te tjera, vetem thellohet dhe nuk ka shans te lahet me”.
Ndersa i pyetur se “nese nuk do duheshit te merreshit me politike, me ca do merreshit?”, kryeministri u pergjigj:
“Kam pasur jete para. Por kjo jete eshte e lidhur me njerezit nga fillimi deri ne fund te dites. Me lloj-lloj problemesh e gjerash. Jeta e meparshme ka qene me shume pak kontakte, me intensive. Vetem ne atelie”.