Luiz Ejlli tregon si qendron e verteta me Iutecredit . Javet e fundit, neper media te ndryshme qarkulloi nje lajm me autore anonim, ku thuhej se Luiz Ejlli ishte perndjekur nga IuteCredit duke i shkaktuar dem financiar dhe emocional.Thjesht ky fakt na mjafton per te kuptuar qe behet fjale per nje gjobvenie tipike.
Historia e Luiz Ejllit eshte historia e mijera te rinjve dhe te rejave te thjeshte te ketij vendi, te cilet jetuan ne demokracine qe flet shqip. Me ndryshimin e vetem dhe te rralle, qe historia e tij, pati nje “happy-end”. Luiz Ejlli eshte sot shqiptari me i njohur dhe i komentuar nga te gjithe, brenda dhe jashte kufijve, perfshire diasporen dhe Kosoven.Te nxitur nga keto deklarata kaq te forta, ne hetuam per te mesuar si qendron e verteta. Fillimisht vertetuam se “lajmi” ishte i pavertete dhe i kopjuar vazhdimisht nga nje burim fillestar, autorin e te cilit askush nuk e di. Megjithatë shkuan me tej, bene te paimagjinueshmen: kontaktuan vete Luiz Ejlli.
Fillimisht e pyeten nese ai kishte patur nje kredi te IuteCredit.
“Po, une kam patur nje kredi qe e kam marre per nje shpenzim momental qe me duhej” – deklaron Luiz Ejlli , teksa shpjegon shokimin qe vazhdon te perjetoje nga menyra sesi i kane perdorur emrin e tij.
Me pas kerkuan te dine nese ka patur ndonjehere probleme me kete institucion:
“Probleme? Asnjehere. Vonesa ne keste? Po, kane ndodhur, por gjithmone kam patur mirekuptimin e tyre dhe situata nuk ka shkuar kurre ne perndjekje apo insinuata te tilla qe kam lexuar neper media. Mendoj se dikush tjeter kerkon te demtoje IuteCredit dhe emri im po perdoret si sulm i ulet.” – shprehet Luiz Ejlli teksa na tregon i buzeqeshur se, se fundmi ka kuptuar qe te mos besoje cdo gje qe lexon ne media, sepse ka shume qe flasin e shkruajne ne kuader te lojes.