Luizi dhe Olta eshte bere e ditur pak kohe me pare se do te punojne me nje projekt te perbashket. Behej fjale per nje film, ne te cilin do merrnin pjese te dy.
Sipas burimit, behet fjale per nje film ne te cilin ngjarjet zhvillohen ne Korce, te pakten ne draftin e pare te skenarit. Po i njejti burim la te hapur mundesine qe skenari te kete ndryshuar, per t’iu pershtatur me mire protagonisteve, te cilet do te luhen nga Olta dhe Luizi – rivalet kryesore te “Big Brother VIP”. Ata thuhet se do te jene partnere ne film.
Kujtojme se me heret, Olta dhe Luizi kane permendur qe nje projekt kinematografik eshte ne axhenden e tyre. Olta u shpreh ne Instagram se “[Plani i radhes eshte] nje film me nje kast qe as ju shkon mendja”, ndersa Luizi, ne intervisten ne podkastin me kryeministrin Edi Rama, tha se do te jete pjese e nje filmi.
Se fundmi gazetari Blendi Salaj ka zbuluar diten e sotme gjate progamit Wake Up disa detaje te reja nga filmi ku kengetari dhe aktorja do te luajne.
Moderatori tha se dyshja Luizi dhe Olta luajne rolin e te dashuruarve, nderkohe qe vjehrra i ben magji Oltes.
“Cifti me i madh ose me i rendesishem i momentit, mund te mos jete Luiz-Kiara, por mund te jete Luiz Olta”– u shpreh ai. “Flitet per nje film te mundshem ku Luizi dhe Olta do te jene protagoniste te filmit ku ata luajne nje cift ku vjehrra i ben magji nuses qe eshte Olta. Vjehrren mund ta luaje Kiara (them une)”- shtoi moderatori.
Kimia e tyre u pa ne Big Brother, keshtu qe eshte e sigurt qe do te jete interesante edhe ne film. Deri atehere na mbetet te presim! Olta gjithashtu shpeshhere eshte shprehur se Luizin e ka mik tani qe loja mbaroi.