Olta dhe Luizi jane konsideruar si “armiq” ne Big Brother, debatet mes ish-konkurrenteve te “Big Brother VIP 2”, vazhdojne edhe pas perfundimit te reality show-t.
Miqesia mes Jorit dhe Luizit, pas eliminimit te Kiares u diskutua nga ish-banoret ne “Post Big Brother”. Luizi u shpreh se me Jorin ka pasur marredhenie te mire, por me pas nuk i pelqente sjellja e saj. Nderkohe, Olta nderhyri duke thene se Luizi ka pasur pelqim per Jorin dhe kete fakt sipas saj, e tregonin gjestet e tij. “Nese Kiara nuk do te rifutej ne shtepi, mes Luizit dhe Jorin do te niste dicka”, tha aktorja.
Luizi: Me Jorin kam pasur marredhenie shume te mire, deri ne nje moment qe filloi t’i jepte pak gojes, edhe qe po e frynte i madhi (Kristi). Aty ma prishi qejfin. Une i thashe cfare te keqe pate nga une qe kur erdhe? Te afrova vete, nuk me afrove ti. Te dhashe tutat
Olta: Cudi qe afrove Jorin te paren
Luizi: Te ndihmova per te te votuar per foton me te bukur
Olta: Jori kokrra e ylli, si mos ta afronte Jorin ai?! Jori ishte absolutisht me e bukura ne shtepi. Ai eshte teper strategjik, pervecse i dhuronte trendafila kur nuk ishte Kiara. Ky eshte nje mister tjeter.
Luizi: Po pse e kap momentin e trendafilit
Olta: Une pashe ne video qe i dhurove nje trendafil
Kristi: Eshte e vertete qe sa u rifut Kiara, u shkeput shume me Jorin.
Olta: U shkeput direkt
Kristi: Ne menyre te frikshme
Olta: Nese nuk do te kishte rihyre Kiara, ai do te vazhdonte dicka me Jorin. Ai e kishte vertete qejf Jorin.
Luizi: Ajo (Olta) e leshoi kunjen
Olta: Jorin e zgjoje cdo mengjes. Nuk rrije dot pa te. E kapje per qafe, beje xhiro rreth pishines. Ti fillove te krijosh nje marredhenie goxha te afert me Jorin.
Keto ishin disa nga bisedat qe u zhvilluan ne post Big Brother Vip 2.