Tina Turner eshte ndare nga jeta ne moshen 83-vjecare kengetarja e njohur amerikane, Tina Turner. Sipas medieve nderkombetare, Turner nderroi jete pasi humbi betejen me nje semundje nga e cila vuante prej kohesh. Tina vdiq ne paqe ne shtepine e saj ne Küsnacht, prane Zyrihut, Zvicer, u shprehen te afermit e saj.
“Tina Turner, mbreteresha e Rock ‘n’ Roll vdiq paqesisht kete te merkure ne moshen 83-vjecare pas nje semundjeje te gjate. Ajo u shua ne shtepine e saj, ne Kusnacht prane Zyrihut, ne Zvicer. Me ikjen e saj, bota humb nje legjende te muzikes dhe nje shembull model”, tha ne nje deklarate nje zedhenes i kengetares.
Sipas asaj qe shkruan “The Guardian”, Tina Turner u diagnostikua me kancer ne zorre ne vitin 2016, kurse ne vitin 2017 beri nje transplant te veshkes, por duket se shendeti i saj vijoi te perkeqesohej dita-dites.
Ajo u be fillimisht e famshme ne vitet 1950 krah ish-bashkeshortit Ike Turner me kenget klasike si “River deep” apo “Mountain high”, ku spikati fale talentit te saj te jashtezakonshem. Pervec aftesive vokale, Tina Turner u shnderrua edhe ne nje mbretereshe te stilit. Tina Turner nisi karrieren e saj ne vitet 1950, duke kenduar kenge te rrymes Rock and Roll dhe shpejt, u kthye ne nje superyll. Ajo u cilesua si nje nder kengetaret me te mira, fale talentit te saj te jashtezakonshem. Tina njihet per kenge te fuqishme dhe domethenese, si dhe per stilin e saj ikonik.
Ajo ishte perkufizimi i nje vajze guximtare, tipike e viteve ’80, me floket qe binin ne sy, minifunde, xhaketa cropped dhe stiletto te larta.
Kengetarja Tina Turner , e cilesuar edhe si “mbreteresha e Rock ‘n’ Roll”, eksperimentoi me stilin e saj, duke kaluar qe nga baladat e deri te kenget alla hippie, te cilat flisnin per lirine individuale. Kombinimet e minifundeve me ngjyra, xhaketa te lekures crop dhe stiletto-ve te larta u kthyen ne trendin e viteve’80. Tina ka fituar 8 cmime Grammy nga 25 nominime.