Arber Hajdari ka qene prej dy vitesh opinionist ne ‘Big Brother VIP 3’, duke ndare me ndjekesit mendimet e tij pa filtra. Shpesh Arberi eshte bere viral me deklaratat e bera, duke shkaktuar edhe te qeshura.
“BBVA” mund te kete mbaruar, ama jo kurioziteti yne per pjesemarresit dhe opinionistet. Duke qene se Arber Hajdarin e kemi pare si opinionist ne te dyja edicionet e programit, natyrshem na lind pyetja nese ai do te jete prezent edhe tek edicioni i trete dhe Arbri na shoi kuriozitetin.
“Ishte vleresim nga ana e Top Channel ftesa per te me dhene pozicionin e opinionistit. Ndoshta vjet, meqe ishte hera e pare dhe fillimi ishte pak me i veshtire, por une jam njeri qe mesohem shpejt. Ndoshta ishte edhe me e veshtire per shkak te ngarkeses se madhe qe kam edhe te “Fundjave Ndryshe”, si dhe te nje program ku gjithmone kam dashur te ruaj qetesine, te mos ndikohem nga konkurrentet dhe familjaret e tyre jashte, qe eshte krejt normale qe te shqetesohen per banoret brenda”.- ka thene Arber Hajdari .
Ai tha se angazhimet e tij te “Fundjave Ndryshe”, si dhe fakti qe nuk do te jete i lexueshem dhe i parashikueshem jane arsyet pse nuk do te jete me ne karrigen e opinionistit.
“Mendoj se opinionisti eshte nje pozicion i nje njeriu qe perzgjidhet per te dhene mendimet e tij ashtu sic i shikon ai dhe mendoj se asnje nuk mund te jete nje opionist i perjetshem, sepse ti konsumohesh dhe njerezit fillojne e kuptojne se kush je ti, cfare mendimi ke per ceshtje te ndryshme dhe nuk je me asnje risi. Prandaj mendoj se nuk e shoh me veten qe te jem me pjese e programit. Mendoj qe s’do jem, sepse edhe fundjava do shume angazhim”.- kete la te nenkuptohej Arber Hajdari .
Me pak fjale, vijoni te shihni videot e Arbrit ne TikTok, sepse nga vjeshta ose dimri, kur te nise “BBVA 3”, nuk do i kemi me perlat e tij