Zhaklin Lekatari iu pergjigj pyetjeve ne Instagram nese do te jete serish pjese e formatit . Gazetarja tregoi se kete, nuk e di as vete.
Opinionistja e edicionit te dyte te “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari shpesh eshte vene ne qender te vemendjes per shkak te komenteve te saj tipike te drejtperdrejta dhe spontane. Ky rrugetim i saj u shoqerua me shume zera, disa qe e kritikonin e disa te tjere qe e vleresonin per qendrimet e saj nate pas nate ne prime. Me mbylljen e Big Brother VIP 2, pas bujes se madhe te programit, tani po mendohet per vazhdimin e tij, BBV3. Padyshim ndjekesit ne rrjetet sociale kane qene kureshtare te dine nese do te rikthehen te njejtet opinioniste.
“Boh, ende s’e di”, u pergjigj Zhaklin Lekatari .
Ne nje interviste per TAR pas mbarimit te Big Brother VIP 2, opinionistja u shpreh se kjo “Ka qene nje aventure e mrekullueshme, e veshtire dhe e bukur njekohesisht”.
“Big Brother me ka kthyer nje dinjitet profesional qe une mendoj qe e meritoja. Ishte nje hapesire ku une munda te tregoj me shume ngjyra nga identiteti im, nga personaliteti im. Une i dhashe disa mesazhe te rendesishme dhe te shendetshme, nje plan se ku duhet ta cojme ne vendin tone. Cdo sukses dhe deshtim ka kosto. Ketu kam pasur kosto personale. Eshte e veshtire te kercenohesh, mallkohesh, te gjykohesh me standarte te dyfishta, por misioni im eshte me i madh.”, tha Zhaklin Lekatari.