Kylie Jenner me disa prej miqve te saj me te ngushte perfshire Anxhelinen kane shijuar nje nga koncertet e radhes te artistes Beyonce.
Kengetarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadergjonaj prej vitesh eshte zhvendsour nga Shqiperia per te jetuar ne Amerike. Atje ajo ka krijuar nje rreth shoqeror qe kane ndikimi te madh ne boten e showbizit sic eshte ylli televiziv Kylie Jenner.
Vetem 94 persona ndjek ne Instagram nje nga njerezit me te famshem dhe te ndjekur ne planet, Kylie Jenner, dhe nje prej tyre eshte kengetarja shqiptare Anxhelina. Dhe nuk po flasim per nje ‘follow’ te rastesishem sepse dy vajzat jane mikesha. Aq sa kalojne kohe bashke, udhetojne bashke e sigurisht vishen matchy-matchy. Kylie ka publikuar se fundmi ne Instagram nje foto ku tregon se ajo dhe Anxhelina kane veshur te njejtat kepuce.
Kylie ka ndare imazhe ne Instagram dhe video ne TikTok nga mbremja e kaluar argetuese qe ata kaluan ne “Reinassance Tour”, ndersa prane saj shihet edhe kengetarja shqiptare. Mbremjen e djeshme ato kane pritur bashke ditelindjen e makeup artistit, Ariel. Ky i fundit kujdeset per Kylien prej vitesh dhe eshte po ashtu mik i Anxhelines. Prej tij jane njohur edhe dy vajzat.
Megjithate, kjo nuk eshte hera e pare qe Anxhelina shoqerohet me Kylien, ajo eshte pare ne disa raste perkrah saj dhe ne postimet qe ylli 25 vjec ben ne rrjetet sociale.
Por, ndonese mbetet aktive me postimet ne platformat e rrjeteve sociale, Hadergjonaj ka kohe qe nuk ka lancuar nje projekt muzikor. I fundit mbetet “Anash & Doja” qe solli ne bashkepunim me kantautorin Flori Mumajesi.