Ana dhe Bjordi jane njohur ne xhirimet e serialit te Ermal Mamaqit, “HOT”. Ana aty eshte ne rolin e nje prej protagonisteve, nderkaq qe Bjordi eshte regjisori i serialit. Raporti i tyre ka nisur teresisht miqesor fillimisht, por me pas dyshja ka nisur kete raport, qe duket se eshte ne prag per t’u kthyer ne nje marredhenie te konsoliduar. Prej me shume sesa nje viti, dyshja ia ka dal qe te fshihet nga syte e ndjekesve, duke e shijuar kete raport larg syve te kureshtareve.
Por teksa per shume, kjo histori nuk dihej, duket se per familjen ka qene shume e konsoliduar. Po ti hedhim nje sy rrjeteve sociale, Bjordin e ndjek e gjithe familja e Anes, duke perfshire edhe dy tezet e famshme, Inisi dhe Ingridi. Ne intervistat e saj,Ana aktorja ka folur edhe per Bjordin, por duke i kufizuar deklaratat vetem tek raportet e punes. Teksa foli per rolin e saj ne serial, aktorja rrefeu se nje situate e cila kishte bere qe te terhiqej nga seriali.
Ana tha se ne fillim per te ishin parashikuar shume skena te nxehta qe ajo nuk mund t’i luante duke u terhequr nga seriali. Por, shtoi se me kembenguljen e Ermalit u rikthye dhe keto skena u reduktuan.
“Shkova lexova dy puntatat e para, mu duk vetja ime por me nje ndryshim te vogel qe nuk po kerkoj nje burre me leke. Lexoj dy serite e para, lexoj te treten dhe te kjo cfare nuk beja, nuk kishte lene aktor, kameraman pa me perplasur ne vende te ndryshme. Dhe mua me erdhi si bombe, se nuk isha pergatitur per kete. Them qe jo nuk e bej, nese skenari nuk ndryshohet, thashe nuk vij, Bjordi me tha ‘ok Ana ’ mos hajde. Dhe ika. Me kembenguljen e Ermalit, ishin munduar te merrnin me te mira te shtepise sime, keto skena i reduktuan, ne nje gje qe mu duk shume normale dhe u riktheva me e forte se kurre” – tha Ana .
Pjese e serialit eshte gjithashtu dhe tezja e saj, Inis Gjoni. Por, si ka qene per Anen te punoje me tezen e saj?
“Ne fillim, gjate skenave me Inisin kisha pak siklet se ke perballe teje ate qe te ka mesuar. Isha pak e stepur, pastaj me doli sikleti qe te dubla e pare keshtu qe e shijova”, thoshte Ana ne deklaratat e saj, ku duket se me Bjordin nuk ka pasur edhe nje fillim te lehte. Por pas gati 1 vit marredhenie, duket se tashme kane nisur te zbulohen detajet e para nga kjo histori dashurie, qe me gjasa shume shpejt do te shnderrohet ne nje nga dyshet me te dashura te “showbizz”- it.