Filmi qe mezi po presim te gjithe supozohet se do nis xhirimet shume shpejt . Prej disa ditesh tashme ne rrjet ka qarkulluar lajmi se ish-banoret e edicionit te dyte te Big Brother VIP do te marrin pjese ne nje film.
Por ajo cka i ka bere te gjithe shume kurioze jane roli burre dhe grua qe do te kene Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari te cilet thuhet se do te jene dhe kryesoret e filmit. Madje moderatori i njohur Bledi Salaj zbuloi se dyshja luajne rolin e te dashuruarve, nderkohe qe vjehrra i ben magji Oltes.
“Cifti me i madh ose me i rendesishem i momentit, mund te mos jete Luiz Kiara, por mund te jete Luiz Olta”– u shpreh ai.
“Flitet per nje film te mundshem ku Luizi dhe Olta do te jene protagoniste te filmit ku ata luajne nje cift ku vjehrra i ben magji nuses qe eshte Olta. Vjehrren mund ta luaje Kiara (them une)”– shtoi Bledi.
E se fundmi disa detaje te reja jane zbuluar, filmi ku do te luajne ish-banoret do te titullohet “Ne kuader te dashurise”. Filmi thuhet se do te jete nje komedi romantike, ku nuk do te mungojne te qeshurat, por as lotet.
Filmi ne fjale pritet te finaliozhet shume shpejt dhe brenda pak muajve te lancohet per publikun. “Ne kuader te dashurise”, shfaq nje histori dashurie ne kohet moderne qe nderlidh jetet e dy njerezve te familjeve te tyre.