Kim Kardashian ka treguar pak nga stili i saj i prinderimit. Kim Kardashian pelqen te qendroje tek gjerat e thjeshta kur behet fjale per dhuratat e ditelindjes se femijeve te saj.
Gjate nje interviste ne podcastin On Purpose me Jay Shetty me 22 maj, ylli i The Kardashians zbuloi se ajo i jep secilit prej kater femijeve te saj (North, Saint, Chicago dhe Psalm) nje leter per ditelindjet, e cila permbledh gjithe vitin dhe perfshin detaje si miqte me te mire, ushqimet e tyre te preferuara, batutat qe thone, te gjitha gjerat ‘budallaqe’ qe bejne dhe nje pershkrim te vogel mbi sjelljen dhe gjerat e reja qe kane mar gjate vitit.
“Eshte shume argetuese t’i shohesh qe nga viti i pare deri tani”, i tha Kardashian prezantuesit Jay Shetty. “E di qe ata do ta vleresojne kete nje dite. E di qe ata do te vleresojne gjithcka, edhe nese mund te kene menduar se jam treguar pak e ashper.”
Themeluesja e SKIMS foli gjithashtu per sfidat qe mund te sjelle memesia, duke zbuluar se ka nete qe qan ne menyre qe ta zere gjumi. Pavaresisht ketyre momenteve te veshtira, Kardashian e pershkroi te qenurit nene si “punen me shperblyese ne te gjithe boten”.
“North eshte pothuajse 10 vjec dhe e di qe e vlereson kete. E di qe te gjithe vleresojne gjithcka, edhe pse mendoj se ndonjehere kam qene e ashper me ta…E di qe do ta kuptojne, sepse edhe une e kuptoj ne raport me nenen time”, u shpreh Kim.
Kim ka folur edhe per sfidat e memesise si nje nene beqare me 4 femije, duke u shprehur: “Te gjithe thone se ditet jane te gjata dhe vitet te shkurtra dhe eshte pohim mese i vertete. Kur jane bebe dhe i ushqen…eshte cmenduri. Eshte totalisht cmenduri. Por, edhe kaosi me i bukur”, duke shtuar se ne nje moment duhet t’i rregulloje floket vajzes, ne tjetrin t’i veshe kepucet femijeve te tjere, te vrapoje kudo dhe te gatuaje.
Por shtoi se serish prinderimi i ka mesuar shume gjera, vecanerisht per veten. “Ka qene gjeja me sfiduese. Ka net qe qaj derisa me ze gjumi”.
Kim theksoi se femijet e saj kane humore dhe personalitete te ndryshme dhe ndonjehere, kur grinden, perfundimi i mbetet e saj.
“Eshte si te luash “polici i mire/polici i keq. Prinderimi eshte shume i veshtire. Kjo eshte e vetmja menyre si mund ta shpjegoj. Eshte puna me shperblyese ne te gjithe boten. Nuk ka asgje qe te pergatit per te, nuk ka rendesi sa gjate pret. Kurre nuk mund te jesh i pergatitur”.
Sipas saj, e vetmja menyre eshte qe ta zbulosh vete dhe kur ta besh kete, do te ndihesh krenare per veten.
Ne te njejtin podkast, ajo, si rrallehere ndau detaje nga martesa me ish-bashkeshortin, Kanye West, duke u shprehur se “nuk mund te ndihmoje dike qe nuk do ndihme”.