KFOR dhe policia e Kosoves kane shtuar masat, duke krijuar nje perimeter sigurie rreth selive te komunave veriore permes nje gardhi me tela me gjemba. Ngjarja eshte ne zhvillim.
Tensionet mes Serbise dhe Kosoves u ndezen serish kete jave pasi policia e Kosoves bastisi zonat e dominuara nga serbet ne veri te vendit dhe konfiskoi ndertesat e komunave lokale.
Ka pasur perleshje te dhunshme ndermjet policise se Kosoves dhe paqeruajtesve te udhehequr nga NATO-ja ne njeren ane dhe serbeve vendas nga ana tjeter, duke lene dhjetera te plagosur nga te dyja palet.
Serbia ngriti gatishmerine luftarake te trupave te saj te vendosura prane kufirit dhe paralajmeroi se nuk do te qendroje duarkryq nese serbet ne Kosove do te sulmoheshin perseri. Situata ka nxitur serish friken per nje riperteritje te konfliktit te viteve 1998-99 ne Kosove, qe mori me shume se 10,000 jete dhe la me shume se 1 milion te pastrehe.
Sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar lidhur me tensionet permes nje deklarate ne faqen zyrtare, ku shprehet se SHBA denon dhunen ndaj KFOR-it te udhehequr nga NATO, forcave te rendit dhe gazetareve. Ai u ka bere thirrje paleve ne konflikt, Kosove-Serbi qe te marrin masat dhe te ulin menjehere tensionet, ndersa shtoi se situata e protestave eshte pershkallezuar per shkak se qeveria e Kosoves kerkon te hyje ne ndertesat komunale. Blinken ka dy kerkesa ndaj qeverise se Kosoves, te siguroje qe kryetaret e zgjedhur te kryejne detyrat e tyre nga vendodhje alternative jashte ndertesave komunale dhe te terheqin forcat policore. Ai gjithashtu i ka bere thirrje Serbise dhe Presidentit serb Aleksander Vucic te ulin statusin e sigurise se Forcave te Armatosura Serbe dhe t’u bejne thirrje serbeve te Kosoves qe te permbahen nga dhuna e metejshme.
Nje numer i madh qytetaresh serbe jane mbledhur prej mengjesit te kesaj te merkure per te protestuar ne kater komunat ne veri te Kosoves, kunder kryetareve te rinj shqiptar. Te pranishem ne protesten e sotme jane edhe kreret e Listes Serbe Igor Simic dhe Goran Rakic. Krahasuar me nje dite me pare, numri i pjesemarresve serbe sot eshte me i larte. Ndersa KFOR dhe policia e Kosoves kane shtuar masat, duke krijuar nje perimeter sigurie rreth selive te komunave veriore permes nje gardhi me tela me gjemba.