Tensionet , perplasjet Serbi dhe Kosove u ndezen serish kete jave pasi policia e Kosoves bastisi zonat e dominuara nga serbet ne veri te vendit dhe konfiskoi ndertesat e komunave lokale.
Ka pasur perleshje te dhunshme ndermjet policise se Kosoves dhe paqeruajtesve te udhehequr nga NATO-ja ne njeren ane dhe serbeve vendas nga ana tjeter, duke lene dhjetera te plagosur nga te dyja palet. Serbia ngriti gatishmerine luftarake te trupave te saj te vendosura prane kufirit dhe paralajmeroi se nuk do te qendroje duarkryq nese serbet ne Kosove do te sulmoheshin perseri. Situata ka nxitur serish friken per nje riperteritje te konfliktit te viteve 1998-99 ne Kosove, qe mori me shume se 10,000 jete dhe la me shume se 1 milion te pastrehe.
CFARE I SHKAKTOI TENSIONET E FUNDIT KOSOVE SERBI?
Serbet bojkotuan zgjedhjet lokale te muajit te kaluar te mbajtura ne veri te Kosoves, ku perbejne shumicen. Te premten e kaluar, kryebashkiaket e sapozgjedhur shqiptare u vendosen ne zyrat e tyre me ndihmen e policise se Kosoves.
Serbet u perpoqen t’i pengonin ata te merrnin objektin, por policia hodhi gaz lotsjelles per t’i shperndare. Te henen, perplasjet dhe tensionet Kosove Serbi ben qe serbet te perfshiheshin ne perleshje te ashpra me paqeruajtesit e NATO-s, duke lene te plagosur me shume se 50 rebele dhe 30 trupa nderkombetare. Bojkoti i zgjedhjeve pasoi nje doreheqje kolektive te zyrtareve serbe nga zona, duke perfshire stafin administrativ, gjyqtaret dhe oficeret e policise, ne nentor te vitit 2022.
CFARE PO BEN NATO-ja NE KOSOVE?
Deri me tani, ka pasur rreth 3,800 trupa te NATO-s te stacionuara ne Kosove, kryesisht ne detyra paqeruajtese, por edhe per te vezhguar kufijte, vecanerisht ate me Serbine, ku Beogradi aktualisht ka forcuar pranine e trupave te tij. Tensionet Kosove Serbi jane ne vezhgim nga NATO-ja .
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jens Stoltenberg tha te marten se aleanca kishte derguar 700 trupa te tjera ne Kosove per te ndihmuar ne shuarjen e protestave te dhunshme dhe kishte vene ne gatishmeri nje batalion tjeter ne rast se trazirat perhapeshin.
SA I THELLE ESHTE KONFLIKTI ETNIK NE KOSOVE?
Perplasjet dhe mosmarreveshja per Kosoven eshte shekullore. Serbia e vlereson rajonin si zemer te shtetesise dhe fese se saj. Ne Kosove gjenden shume manastire mesjetare te krishtera ortodokse serbe. Nacionalistet serbe e shohin nje beteje te vitit 1389 kunder turqve osmane atje si nje simbol te luftes se tyre kombetare.
Shumica e shqiptareve te Kosoves e shohin Kosoven si vendin e tyre dhe e akuzojne Serbine per pushtim dhe represion. Shqiptaret e Kosoves filluan nje rebelim ne vitin 1998 per te cliruar vendin nga sundimi serb. Pergjigja brutale e Beogradit shkaktoi nje nderhyrje te NATO-s ne vitin 1999, e cila e detyroi Serbine te terhiqej dhe t’ia dorezonte kontrollin paqeruajtesve nderkombetare. Kjo eshte zanafilla qe kane filluar tensionet Kosove Serbi .
A KA PASUR PERPJEKJE PER ZGJIDHJE TE MOSMARREVESHJES?
Ka pasur perpjekje te vazhdueshme nderkombetare per te gjetur gjuhen e perbashket midis dy ish-armiqve te kohes se luftes, por deri me tani nuk ka pasur nje marreveshje perfundimtare gjitheperfshirese.
Zyrtaret e BE-se kane ndermjetesuar negociatat e krijuara mbi tensionet Kosove Serbi per te normalizuar marredheniet . Marreveshje te shumta jane arritur, por ato rralle jane zbatuar ne terren. Disa fusha kane patur rezultate, si levizja e lire brenda vendit.
KUSH JANE LOJTARET KRYESORE?
Si Kosova ashtu edhe Serbia udhehiqen nga drejtues nacionaliste te cilet nuk kane treguar gatishmeri per kompromis. Ne Kosove, Albin Kurti, nje ish-udheheqes i protestave studentore dhe i burgosur politik ne Serbi, drejton qeverine dhe eshte negociatori kryesor ne bisedimet e ndermjetesuara nga BE-ja. Ai njihet edhe si mbeshtetes i zjarrte i bashkimit te Kosoves me Shqiperine dhe eshte kunder cdo kompromisi me Serbine.
Serbia udhehiqet nga presidenti populist Aleksandar Vucic, i cili ishte minister i Informacionit gjate luftes ne Kosove. Ish-ultranacionalisti kembengul se cdo zgjidhje duhet te jete nje kompromis ne menyre qe te zgjase dhe thote se nuk do te arrije asnje marreveshje nese vendi nuk fiton dicka. Zyrtaret nderkombetare shpresojne te pershpejtojne negociatat dhe te arrijne nje zgjidhje ne muajt e ardhshem.
Te dy vendet duhet te normalizojne marredheniet, tensionet, perplasjet Kosove Serbi nese duan te perparojne drejt anetaresimit ne BE. Mos arritja e nje perparimi te nenkuptonte paqendrueshmeri te zgjatur, renie ekonomike dhe potencial te vazhdueshem per perplasje. Cdo nderhyrje ushtarake serbe ne Kosove do te nenkuptonte nje perplasje me paqeruajtesit e NATO-s te vendosur atje.