
Dyshja e njohur, aktorja Gresa dhe gazetari Vullneti, shkaktuan trazira në rrjetet sociale me një ‘shaka’ që i bëri të gjithë të dyshojnë për prishjen e marrëdhënieve mes tyre. Ata njoftuan se nuk do të bashkëpunojnë më në emisionin e tyre të përbashkët “S’je ti që vendos”, duke tronditur fansat dhe ndjekësit.
Në një lidhje direkte në emisionin ‘Weekend’, Gresa konfirmoi se është nisur për në Zvicër, duke zbuluar se arsyeja ishte ‘gënjeshtrat’ e shumta që kishte thënë në Kosovë.
“Ika se kam rrejt shumë. Këtu as një shqiptar ende nuk e kam pa,”, tha Gresa.
Nga ana tjetër, Vullneti tregoi se ideja e kësaj shakaje ishte e përbashkët dhe se ata vetëm po prisnin momentin e duhur për ta bërë atë më të besueshëm.
“Ishte një plan i dyfishtë, një lojë për të parë se sa shpejt mund të shkojmë viral,” u shpreh ai.