Sot ishte hera e fundit qe u zhvillua “BBV Live nga shtepia ne TAR per kete edicion, duke qene se javen tjeter eshte finalja e madhe.
Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi intervistuan Krist Aliaj, i cili eshte pyetur nese mendon se pas daljes mund te kete nje rikthim mes tij dhe ish-banores Keisi Medini dhe Kristi eshte pergjigjur:
“Me mendime nuk do flas, si u zhvillua ketu me menyren si perfundoi ketu do ishte cudi te riktheheshim dhe te kerkoja te njejten gje, nese dicka mbyllet me mire te jete e mbyllur…”
Pas daljes nga BBV, ne lidhje me marredhenien me Kristin, Keisi eshte shprehur:
“Sado te kundert ishim, une dhe Kristi kuptoheshim. Por do ishte me e mira qe njohja te vazhdonte si nisi. Pata dhe une perplasje mendimesh. Ishte shume intensive.”-tha ajo.