Romanca, martesa, mesazhe dashurie, perballje me paragjykime, perballje me nje mentalitet te ashper, dhenia e nje shembulli te mire, divorci…dhe se fundmi, Afrona ne nje jete te re.
Afrona ka kaluar ne shume hapa, te bukur dhe sfidues dhe ne secilin prej tyre, ka dhene modelin me te mire per cdo vajze qe gjendet ne rrethana te njejta. Pas divorcit me kengetarin Blero Muharremi, ne maj te vitit 2022, Afrona qendroi larg, per t’u rikthyer me pas me shume Class ne dy drejtime, ne dashuri dhe biznes. Cdo rast qe hasim nga personazhe te njohur na tregon se, nje divorc nuk nenkupton se jeta juaj ka mbaruar.
Madje keshtu si ne rastin e Afrones, ju gjeni suksesin ne drejtime te reja dhe patjeter qe dashuroni serish, ne nje menyre ndryshe dhe me me shume besim ne vete.
E veshur me nje xhakete me motive klasike, e grimuar pa u larguar nga bukuria e saj natyrale, Afrona me qetesine dhe pozitivitetin e saj na rrefeu disa detaje te reja.
Te gjithe e dini tashme qe ajo eshte e dashuruar, por ka zgjedhur qe me publikun te ndaj vetem ndjesine e saj dhe asgje me teper.
Ne fakt ka edhe disa gjera qe i ka rrefyer vetem per Revisten Class, dhe jo vetem ne dashuri, por edhe ne biznes.
Para se te kalojme tek jeta e re e Afrones, cili eshte mesazhi qe mund te japesh per dike qe po kalon nje periudhe te veshtire ashtu si ti?
Provo ta mbash fokusin te vetja dhe ndjenjat e tua, duke mos u ndikuar prej te tjereve apo prej rrethanave qe krijojne te tjeret. Kur them fokus te vetja, ki parasysh te besh gjerat qe te bejne te ndihesh mire. Per shembull sport, lexim, nje ecje ne natyre, patjeter shoqeri e mire dhe padyshim mundohu te jesh e rrethuar nga pozitiviteti, pra persona pozitive.
A ka dicka ne te kaluaren qe do te doje ta ndryshoje?
Po, ka! Nese do te kthehesha pas, nuk do nxitohesha per disa gjera. Do mendohesha me mire dhe me gjate, per ato veprime qe ndikojne ne te ardhmen. Por nuk duhet te harrojme qe disa gjera thjesht ndodhin, nuk mund te kemi kontroll mbi gjithcka.
Cila ishte ajo gje qe mendoje cdo dite ne periudhen qe njihet si post-ndarje?
E kam thene dhe me pare qe nuk ishte nje periudhe e lehte. Puna, ishte ajo qe me beri ta kaloj sa me lehte dhe sa me mire. Gjithashtu familja dhe shoqeria ime e ngushte kane qene prane meje, duke me dhene me shume motiv per ta lene pas te kaluaren dhe per te ndjekur qellimet e mia te reja.
Nje partner i ri ne jeten tende, cila eshte fjala e pare qe te vjen ne mendje per te na e pershkruar?
Gentleman i vertet! (happy face)
Cfare e ben nje partner ideal per Afronen?
Ne fakt do thoja qe partner ideal nuk ka, por vemendja ndaj njeri-tjetrit, perkushtimi, respekti dhe te gjesh kompromis ne nje lidhje i afrohet sadopak ideales. Ne keto momente une po i jetoj keto ndjesi dhe ndihem shume e lumtur.
Na zbulo nje nga deshirat qe ke per te ardhmen? Mos ndoshta eshte nje bebe?
Po, deshira ime me e madhe eshte te behem nene dhe te krijoj familjen time.
Grace Aesthetic, nje klinike dedikuar bukurise, si lindi kjo ide?
Po e nis pergjigjen duke ju njohur me ortaken time te biznesit, Nadiren, te cilen e njoh prej 10 vitesh. Kam qene klientja e saj e rregullt. Nderkohe mes nesh u krijua nje marredhenie jashtezakonisht e forte. Gjithmone kam besuar ne punen dhe duart e saj magjike per estetiken. Nje dite ne sallonin e saj na erdhi nje ide, po sikur te benim dicka te mrekullueshme se bashku me forcat dhe kreativitetin tone. Dhe keshtu lindi nga nje ide e castit u be realitet!
Deri me sot nuk e ke zbuluar identitetin e tij ne rrjete sociale, eshte kjo nje zgjedhje e jotja apo e tij?
Eshte zgjedhje e perbashket, ashtu si shume te tjera.
Ka nje arsye pse po zgjedh te ruash nje marredhenie private?
Pervojat ne jete te mesojne te dish ta ruash jeten private. Mbase edhe vet emri privacy, i takon vete ciftit dhe duhet te ngelet ashtu.
Sfida me e madhe e nje gruaje ne biznes sipas teje…
Eshte sfide e madhe ta krijosh, por me shume eshte ta mbash ate biznes, eshte perkushtim i jashtezakonshem, sepse gjithmone duhet te jesh qendra e vemendjes. Pra sic thashe, duhet perkushtim, seriozitet, edhe ne te njeten kohe duhet t’i perkushtohesh familjes apo partnerit. Vendosmeria ime eshte kusht per te patur arritje ne biznesin tim dhe gjithashtu uroj qe te jem frymezim per shume vajza dhe gra qe duan te investohen ne fushen e biznesi.
A eshte Grace nje enderr e realizuar per ty?
Eshte nje enderr e realizuar dhe e pafund ne te njejten kohe.
Cfare te motivon cdo dite?
Motivi im eshte puna dhe familja, por gjithmone duke qene falenderuese ndaj Zotit, me jep motiv per cdo dite.
Nje nga sekretet e bukurise tende e zbuluam, patjeter qe jane trajtimet ne Grace, por duam te na tregosh dicka tjeter?
Edhe perpara Grace, une gjithnje jam kujdesur per lekuren. Normal qe ka dhe periudha, qe si te gjithe e leme pasdore, por nuk duhet te harroni vajza qe me e rendesishme eshte mireqenia mendore. Kujdesuni cdo dite per veten dhe largohuni nga aty ku nuk ndiheni vetvetja. Bukuria fillon nga menyra e te menduarit dhe te perceptuarit gjëret…
A ke menduar te sjellesh nje ‘Grace’ ne Shqiperi?
Ka mundesi, pse jo…
Afrona, nuk do ‘zhdukesh’ serish per dy vite apo jo?
Jooo, sepse vetem sa kam nisur me projektet dhe kemi disa plane te tjera dhe deshira ime me e madhe, akoma nuk me eshte realizuar, por shume shpejt do te ndodhe edhe kjo…