Amarda Toska ,nje nga figurat e njohura ne boten e televizionit
Amarda Toska ka lindur ne Tirane, me 5 mars 1982, ne nje familje gjysme tiranse dhe gjysme korcare. Arsimin fillor e kreu ne shkollen “Jeronim de Rada” ne kryeqytet, ndersa me vone konkurroi ne Shkollen e Baletit, ne te cilen vazhdoi edhe studimet e mesme. Gjate viteve te studimit per balet ka pasur eksperienca te shumta brenda dhe jashte vendit si ne Turqi, Bosnje, Kosove, Maqedoni etj.
Pavaresisht se baleti ishte pasioni, per te cilin ajo investoi shume vite nga karriera e saj, Ami zgjodhi qe studimet e larta t’i ndiqte ne nje dege tjeter. Baleti ne Shqiperi, sipas saj, nuk eshte nje profesion qe premton te ardhme, keshtu qe vendosi te ndryshonte rruge dhe te studionte per Psikologji.
Programet qe ka moderuar Amarda Toska
Gjate viteve te studimit ka pasur eksperienca te ndryshme televizive me grupe baleti, por edhe me prezantimet e programeve te ndryshme artistike. Ne vitin 2001, Amarda Toska behet pjese e trupes se baletit te Albi Nakos, ne televizionin Klan. Nje vit me vone u be pjese e prezantimit te show-t “Nete vere” ne te njejtin television.
Per disa muaj ka prezantuar nje shorte te perjavshem ne Tv Klan gjate veres se vitit 2003, por po ashtu ka qene ne krah te Silvana Braces ne Pallatin e Kongreseve duke drejtuar nje konkurs te kenges popullore qytetare. Megjithate, eksperienca me e gjate si prezantuese eshte viti 2003, kur Ami u be pjese e prezantimit te spektaklit te humorit ne “Portokalli”.
Ne krah te Agron Llakajt, ajo qendroi pothuaj per tri sezone. Disa vite me vone, pasi u largua nga “Portokallia” per nje ndryshim ne jeten artistike, Amarda Toska u be pjese e nje spektakli tjeter, se bashku me bashkeshortin Ermal Mamaqi, “Dancing with the Stars”, te cilin e ka prezantuar per tri sezone.
Sa eshte mosha e moderatores Amarda Toska ?
Ajo ka festuar 41 vjetorin e lindjes pak dite me pare. AmardaToska dhe bashkeshorti i saj, aktori i humorit, Ermal Mamaqi, jane prinder te dy femijeve, te nje djali dhe te nje vajze.
Amarda Toska nje nga personazhet me te dashur te ekranit ne vendin tone, ajo pelqehet nga grate dhe vajzat, pasi sherben si nje model per karrieren dhe per jeten private. Nje nder ta e ka pyetur moderatoren se cfare pelqen me shume te beje kur eshte e merzitur dhe ajo ka folur troc.“Xhiro me makine duke degjuar muzike”, ka shkruar Ami pa komplekse.
Kujtojme se bukuroshja i eshte perkushtuar biznesit te saj dhe femijeve, Joelit dhe Sias. Mesa duket ka vendosur te heq dore per pak kohe nga televizioni.