Qeveria angleze synon qe deri ne 2030-en, niveli i duhanpirjes ne Angli te reduktohet me 5%. Te pakten 1 ne 5 duhanpires atje do te pajisen me VAPE falas.
Rreth 1 milione duhanpiresve do t’ju jepet shansi te heqin dore nga cigaret dhe per kete, do te kujdeset politika e radhes qe Anglia ka vendosur te ndjeke. Se fundmi, qeveria britanike ka bere me dije se tek 1 milione qytetare do te shperndahen me qellim minimizimin e demeve qe vijne nga duhani tradicional.
Qeveria angleze synon qe deri ne 2030-en, niveli i duhanpirjes ne Angli te reduktohet me 5%. Te pakten 1 ne 5 duhanpires atje do te pajisen me VAPE falas.
Nderkohe, grave shtatzene do t’ju ofrohet nje shume prej 400 paundesh ne menyre qe te heqin dore nga konsumi i duhanit, duke qene se sipas te dhenave zyrtare, ne Angli 9% e grave shtatzene pine cigare edhe gjate pritjes se embel.
Nikotina qe VAPE ka ne perberje eshte shume me pak e demshme sesa duhani dhe konsiderohet si nje nga zgjedhjet me efektive per te gjithe ata qe duan te lene duhanin.
Gjate nje fjalimi te mbajtur diten e marte, ministri i Shendetesise Neil O’Brien e pershkroi politiken e vaping (te quajtur ndryshe si shkembim per ndalim)- si te paren e ketij lloji ne bote.
Te tilla masa jane pritur mire nga autoritetet britanike, por ndonese vape-t falas rrisin shanset per te hequr dore nga duhani, nuk eshte mase e mjaftueshme per te arritur qellimin e synuar.
Duke e njohur mire psikologjine e njerezve dhe veshtiresine e shkeputjes nga nje ves i tille si duhani, perdorimi i vape-it ne vend te tij do t’i ndihmonte njerezit te hiqnin dore pa “i detyruar” te heqin dore.