Aplikacioni “Big Love”, një platformë kjo e dedikuar vetëm për dashamirësit e banorëve të Big Brother Vip, ku duket se mbizoteruar dhuratat per treshen Luizi Efi Kiara.
Ndjekësit e këtij formati, apo “fansat” e secilit banor, kanë mundësinë të dërgojnë dhurata të ndryshme për banorët, qoftë kjo një lule, bizhuteri, para etj.
Përmes një zarfi të bardhë që hyri në shtëpi nga Vellai i Madh, banorët u njoftuan për këtë aplikacion. Ata përveçëse do marrin dhurata dhe përshëndetje të ndryshme, mund edhe t’i kthejnë falenderimin dashamirësit të tyre apo t’ju pergjigjen pyetjeve rreth tyre përmes ekranit.
Si funksionon Big Love aplikacioni?
Duket se dhuratat per vipat jane mjaft te kushtueshme, ku me e lira eshte emoji i gotes se veres qe fillon me 10 euro, emoji zemer 20 euro, shampanje 50, 100 euro kurora dhe 199 euro luani.
Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro, por me shtimin e mesazheve sigurisht që dhe çmimet do të rriteshin.
Duket se keto shifra te cmendura nuk i ndalojne aspak fansat e tyre tu dergojne dhurata pa fund te preferuarve te tyre.
Së fundmi një kurorë i është dërguar Luizit nga një prej anëtarëve të familjes Jashari. Bëhet fjalë për Hamëz Jasharin, djalin e Bekim Jasharit, i cili i ka dërguar edhe një mesazh ku shkruhej: “Të përshëndes nga Prekazi Heroik i Adem Jasharit”.
Shumat marramandese nga big love per Luizi Efi dhe Kiara
Duket se personazhet qe moren me teper dhurata ishin treshja tashme e njohur Luizi – Efi – Kiara, ku opinionet mbi vajzat ishin te ndara ne dy grupe edhe pas debatit te tyre.
Kryefjales se ketij Brother cifti Luiz Kiara iu shtua edhe vajza e njohur nga Perputhen Efi ku duket se fansat jane te shumte ne numer.
Surpriza e Luizit per Kiaren “shkriu zemrat” e të gjithëve duke e bere ate personazhin me te dashur dhe popullor ne Shqiperi.
Moderatorja Kiara Tito mori suprizën e ëndrrave e sytë e saj ishin me lot. Luiz Ejlli, ose ‘Lui’ siç e quan me përkëdheli moderatorja, i këndoi këngën e bërë posaçërisht për të.