Armaldo Kllogjeri, i njohur tashme per publikun si ‘Maestro’ ka rrefyer detaje nga jeta e tij pas pjesemarrjes ne BBV.
E tanime Big Brother ka perfunduar dhe ish-banori se bashku me banoret e tjere i jane rikthyer normalitetit. Maestro eshte kthyer ne nje prej personazheve me te komentuar te momentit qe pas pjesemarrjes ne edicionin e dyte te Big Brother Vip. Ai u be pjese e ngjarjeve dhe dinamikave te ndryshme, duke terhequr ne kete menyre vemendje te madhe por edhe duke fituar simpatine e publikut.
Armaldo Kllogjeri ka treguar se si po i shkon jeta pas kesaj eksperience te vyer, ku nuk ka lene pa permendur edhe faktin se tanime ai nuk eshte me pjese e Teatrit te Operas dhe Baletit, pasi ai eshte shkarkuar nga puna. I ftuar ne “Me ler te flas”, Armaldo tha se u shkarkua nga institucioni pasi kishte mbaruar afati i lejes qe kishte kerkuar, por do te rikthehet serish.
”Jam ende pa pune ne Institucionin e Teatrit te Operas dhe Baletit. Qelloi nje situate dhe periudhe paksa e nderlikuar se ishin zgjedhjet dhe nuk kisha mundesi te rifilloja perseri. Duke qene se kishte mbaruar afati lejes qe une kisha kerkuara, automatikisht drejtoria apo administrata zbatuan ligjin per te me pezulluar nga puna”, u shpreh Armaldo.
E teksa u pyet se kur ka ndermend te rikthehet, Armaldo tha se do i bashkohet perseri Teatrit te Operas dhe Baletit sapo te hapen audicionet.
Tutje ai tha se me te vertete qendrimi ne shtepine Big Brother u be shkak per largimin e tij nga puna por i hapi rrugen drejt publikut. Per te arritur qellimet ne jete duhet te sakrifikohesh. Qellimi im te njihesha me shume ne publik qe kishte nje shikueshmeri te jashtezakonshme, por edhe per te percuar disa vlera familjare apo njerezore qe nuk po i permend sepse besoj jane vene re brenda shtepise”-tha Armaldo.