Pas rihyrjes se Kiares ne “Big Brother VIP”, permes disa statusesh ne Instagram, Armaldo Kllogjeri la te kuptohet se mes tij dhe Kiares kishte pasur nje debat jashte. “Dje tha “si s’me mori njeri ne telefon kur isha jashte”. Ne fakt e kam kontaktuar sepse kam shume vleresim per Kiaren dhe doja ta takoja sepse pas daljes e di dhe vet si ndihesh. Ju jeni interesante. Une ju thash se e mora nuk ju thash si shkoi telefonata. Keshtu qe ju do Maestro fort mos u perfshini me shume se i zoti i punes”.-shkruante ai.
Duke folur per raportin e tyre ne “Mos i bjer me top”, Armaldo deklaroi sot:
“E kam telefonuar Kiaren. E kam uruar per propozimin qe i beri Luizi. Besoj se dasma e tyre do jete qendra e vemendjes. Do kendoja patjeter ne dasmen e tyre nese me ftojne per te kenduar. Ku ka me bukur se te kendosh ne gezimet e atyre qe martohen. Une jam daja…”
Pasi Kiara doli ai tregoi se e ka marre ne telefon dhe e ka uruar per propozimin e Luizit. Gjithsesi, dyshja nuk ndiqen ne mediat sociale.