Aromat e pranveres jane aromat ndjellese te tokes ne stinen e rifillimit te jetes. Stina kur bota merr nje tjeter ngjyre, gjithcka fillon te rilinde. Pranvera vjen ndryshe ne Tirane, ku lulekumbullat qe celin ne disa rruge te qytetit te kujtojne “Cherry Blossom” ne kopshtet e Kiotos ne Japoni.
Nje arome tjeter vjen toka ne pranvere kur shperthen bari i pare ne Skoci, pas dimrit te acarte. Ndryshe ndihet ne Toskane, ku gjelberimi ne muajt prill dhe maj eshte panorama jeshile me afer parajses imagjinare. Provence, ne jug te Frances, behet gati te valevite levanda te reja qe ngjyrosin me lejla fushat dhe luginat e rralla. Ndersa ne Holande aromat e kopshteve “Keukenhof” te lene pa fryme…
Aromat e Pranveres
Keukenhof, i njohur gjithashtu edhe si Kopshti i Evropes, eshte kopshti me i madh dhe me i bukur, sidomos ne pranvere. Koha me e mire per t’u vizituar sigurisht qe eshte pranvere, gjate se ciles do te mund edhe te shijoni bukurine e tulipaneve, dhe parfumet e pranveres aq te famshem ne mbare boten. Parku eshte i vendosur prane Lisse ne Hollande, ndersa sipas informacioneve zyrtare per parkun Keukenhof, rreth 7 milion lule jane mbjelle ne te, qe mbulojne nje zone rreth 32 hektare.
Keukenhof ndodhet ne Hollanden jugore ne qytetin e vogel te Lisse, ne jug te Haarlem dhe ne jugperendim te Amsterdam. Ky park mund te arrihet me autobus nga stacionet e Haarlem, Leiden dhe Schiphol. I vendosur ne zonen e quajtur Duin- en Bollenstreek, Keukenhof eshte i hapur nga marsi deri ne mes te majit.
Pranvere ne Amsterdam
Amsterdami, vecanerisht ne pranvere, ofron shume per udhetaret kureshtare, duke nisur nga shetitjet mes kanaleve qe pershkojne qytetin, i cili ngaterrohet here pas here me Venecian por mbi te gjitha jane aromat e pranveres . Ketu nuk ka maska karnavalesh dhe ndertesa gotike, por pallate te ngjitur me njëri-tjetrin, me tulla te kuqe, shume ura, varka qe ikin dhe vijne, dhe lule… shume lule. Aroma e markatave te luleve te tundon te blesh e te dhurosh jo vetem per te treguar qe je ne atdheun e tyre, por sepse parfumet e pranveres jane vertet nje “Love Story”.
Amsterdami eshte i bukur ne freskine e mengjesit, ku mund te shijosh nga pasticerite e ngrohta nje briosh te embel. Por edhe ne muzg, kur dielli perendon ti perseri tundohesh, te qendrosh per nje aperitiv mbi uje ne varke, ose mbi ure, aty ku te rinjte mblidhen, parkojne bicikletat me lule dhe puthen. Qyteti ku nuk e ndjen vetmine. Puthen sidomos mbi “uren e dashurise”, nje simbol i njohur per romantiket. Aty prane, nje shites ambulant shet cdo dite qindra kyce. Njerezit i lidhin dhe i kycin per fat ne anet metalike te ures, hedhin celesat ne uje.
Ka plot muze, histori, kulture, shije estetike , arkitekture, ka gjalleri, “good vibes”, njerez te bukur, zhurma e jetes gumezhin aty. Ajo qe gjen, ajo qe le dhe ajo qe mbetet tek ty, kur iken, mund te permblidhet me nje fjale te vetme – frymezim. Sic thirret ndryshe “Parajsa Qiellore” në Toke, ky kopsht te ofron nje hapesire perrallore, ku bukuria e ngjyrave dhe aromave te perziera ben te ndjehemi ne nje bote tjeter.
Pervec kundrimit te luleve te bukura per ore te tera, vizitoret mund te blejne fara dhe enciklopedi lulesh si dhe mund te marrin keshillat me te mira per lulet nga kopshtaret holandeze. Kopshti me i madh ne bote ka celur lule cdo pranvere per 64 vjet me radhe dhe eshte nje nga atraksionet qe terheq vemendjen e shume turisteve nga mbare bota sepse jo me kot ndjehen parfumet e pranveres .
Aromat e pranveres ne Lisse
Ne nje kopsht shumengjyresh ku nuk mungon asnje varietet peoniash apo tulipanesh. Miliona tulipane me ngjyra te theksura qe celin me trokitjen e prillit, do te ftojne ne nje tablo shumengjyreshe qe te kujton tablote e Van Gog e Claude Monet. E pare nga ajri, gjithcka duket surreale, si nje telajo e pikturuar nga talenti i nje artisti me shije te spikatur.
Pak me tutje, mund te vizitosh nje qyteze perrallore me mullinj qe era i ve ne levizje, sic fryn floket e vajzave dhe te ftojne te shkrepesh nje foto. Kilometrat e tere te fushave ku mbillen tulipane te te gjitha llojeve dhe ngjyrave vijne tek ne si mesazhi me i bukur i dashurise, qe toka mund t’u dergoje njerezve. Ngjyrat e luleve te celura jane pjesa me e embel e pranveres. Dhe materialet qe e nxjerrin me shume ne pah permbajtjen e tyre jane gjithmone trend ne kete sezon.
Fiks si parfumi, keto aromat e pranveres joshin qenien tone, ne mendje dhe zemer duke u kthyer ne kurthin me te embel te pranveres. Kete parfum ti e do patjeter dhe e ke te pamundur t’i harrosh! Ngjyrat e celura jane pjesa me e embel e pranveres dhe materialet qe e nxjerrin me shume ne pah permbajtjen e tyre jane gjithmone trend ne kete sezon.
Kilometrat e tere te fushave ku mbillen tulipane te te gjitha llojeve dhe ngjyrave vijne tek ne si mesazhi me i bukur i dashurise, qe toka mund t’u dergoje njerezve.