Shperthimi i madh i energjise se leshuar nga dielli i dha Zelandes se Re shfaqjen me te bukur te Dritave Jugore (Aurora Australis) nder vite. Dritat Jugore u shfaqen ne qytete qe zakonisht nuk mund t’i shijonin ato.
Zelanda e Re ka deshmuar te ashtuquajturin “cunami diellor”, me qiellin qe u mbush me drita. Dritat jane quajtur ‘Aurora’, perendeshe romake e agimit. Fjala ‘Australis’ do te thote “jugor”. ‘Aurora Australis’ eshte nje lloj aurore, nje shfaqje e drites natyrale qe shfaqet afer poleve veriore dhe jugore te Tokes.
Aurora polare ne varesi te hemisferes ndahet ne boreale (veri) dhe australe (jug). Behet fjale per nje dukuri natyrore qe karakterizohet nga dalja e drites (agimi) gjate nates, dhe shoqerohet nga nje tingull i lehte ose kercellitje. Ne te dyja rastet origjina eshte e njejte, era diellore hyn ne fushen magnetike te tokes. Kur ka teprice valesh, ato shkarkohen ne atmosferen e tokes duke prodhuar keshtu nje drite shumengjyreshe. Sa me e madhe te jete era diellore, aq me e fuqishme eshte Aurora.
Te henen mbrema, mediat sociale u mbushen me foto e video te qiellit me ngjyre vjollce, portokalli dhe jeshile. Nivelet jashtezakonisht te larta te aktivitetit te ‘cunamit diellor’ nenkupton qe ‘Aurora Australis’ mund te shihej shume me larg ne veri sesa dritat shihen zakonisht, dhe ne qytetet ku ndotja normalisht do t’i bente ato te padukshme.
Pjesa me e dukshme e aurores ka ngjyre te verdhe drejt se gjelbres, por ndonjehere rrezet e saj mund te behen te kuqe ne baze. Ne raste shume te rralla, drita mund te godase pjesen e siperme te rrezeve duke krijuar keshtu nje nuance te lehte blu. Akoma me rralle (nje here ne 10 vjet) aurora mund te jete e tera me ngjyre te kuqe te ndezur. Pervec se prodhon drite, ngarkesat qe formojne auroren kane ngjyra duke formuar keshtu nje rrezatim me infra te kuqe.
“Cunami diellor” qe shkaktoi aurora ne qiellin e nates ka arritur nivele qe nuk ishin pare ne Zelanden e Re qe nga viti 2017, tha Devlin Lynden, menaxher i projektit te ‘Cunamit Diellor’ te Universitetit te Otagos, i cili dokumenton stuhite diellore dhe aktivitetin per te modeluar efektet e tyre te mundshme ne Infrastrukturen energjetike te Zelandes se Re. Projekti mat ndryshimin e “nanoteslas” – nje njesi zhvendosjeje ne fushen magnetike.
Ne Zelanden e Re, rrymat e drites mahniten sidomos turistet, shume prej te cileve nuk e kishin kapur kurre me pare kete fenomen.
Te njejtat kushte diellore kane shkaktuar aurora te pazakonta ne hemisferen veriore te dielen mbrema – me aurora borealis te dokumentuar ne te gjithe Irlanden, pjese te Mbreterise se Bashkuar dhe deri ne 30 shtete te SHBA-se.