“Te punosh me Snoop eshte nje enderr”, tha Bebe Rexha ne nje interviste per revisten “People”, duke shpjeguar se fillimisht ia dergoi demon e kenges “Satellite” permes Instagramit.
Para disa diteve Bebe Rexha solli nje super bashkepunim me Snoop Dogg.
Kenga titullohet “Satellite” dhe videoklipi i saj shfaq dy artistet duke u transportuar ne hapesiren e jashtme pasi kane tymosur disa gjethe marihuane.
Sipas Bebes, marihuana ne fakt luajti nje rol te madh ne procesin krijues te kenges dhe videos.
“Ai me mori ne oren 7:00 te mengjesit te nesermen duke thene: Kontrollo e-mailin tend. Ti ke nje e-mail”, tha 33-vjecarja.
Ai kishte derguar ne e-mail pjesen e tij te kenges, gje qe e emocionoi tej mase kengetaren shqiptare per kete bashkepunim. Kur erdhi koha per te xhiruar klipin, Snoop u shfaq ne disa sekonda duke tymosur marihuane bashke me Bebe Rexhen.
“Ai me tha: ‘Duhet te provosh vetem nje tim’, dhe une thashe: ‘Tani, ne xhirimin e klipit? Une do te dukem ‘e dehur’ ne video. Ai tha, ‘Vetem provoje’ dhe une thashe, ‘Ne rregull’. Une e tymosa dhe u ndjeva aq lart”, kujtoi artistja shqiptare.
Madje ajo publikoi dhe nje video duke konsumuar marihuane me Snoop Dogg javen e kaluar ne Instagram duke paralajmeruar. Dhe gjejeni pak reagimin e te atit.
Nje reagim tipik prej prindi shqiptar, qe kerkon llogari edhe ne moshen 33-vjecare.
“Babai im me mori ne telefon dhe me tha: ‘Cfare po ben? Pse po pi marihuane ne nje video te publikuar ne internet? A je e çmendur?’” Une thashe: ‘Babi, eshte Snoop Dogg. Nese tymos me dike, ai duhet te jete Snoop Dogg’”.