Berisha ngriti akuzat se Vucic ka derguar bandat e tij ne veri te Kosoves, ne menyre qe ta destabilizoje ate. Lidhur me keto tensione ka reaguar ish-kryeministri dhe kryetari i PD-se, Sali Berisha.
Me ane te nje postimi ne Facebook, Berisha e quan Vucicin nje Putin te vogel qe kerkon te hape konflikt te ri ne rajon. Sipas tij veprimet e Presidentit serb jane te koordinuara me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin. Ish-kryeministri Berisha i ben thirrje NATO-s dhe Bashkimit Europian te nderhyjne me urgjence per bllokimin e skenarit te Beogradit, te mbeshtetur nga Rusia, te nje konflikti te rrezikshem ne rajon.
Kete pasdite ka pasur serish tensione ne veri te Kosoves, ku nderhyne trupat e misionit paqeruajtes te NATO-s ne Kosove, KFOR, per te shperndare protestuesit serbe para nderteses se komunes se Zvecanit.
Reagimi i plote nga Sali Berisha :
Serbomadhi Vucic ne bashkepunim me Kremlinin, kerkon destabilizimin e Kosoves. Te dashur miq, Presidenti i serbomadhise ka angazhuar fallangat e tij kriminale te derguara nga Beogradi dhe bandat serbe lokale, ne veprime te dhunshme kunder ushtareve te KFOR-it, gazetareve dhe policise se Kosoves qe po mbajne rendin dhe sigurine ne komunat me shumice serbe ne veri te Kosoves.
Gjate shperndarjes se protestuesve serbe ne keto komuna, ushtaret e KFOR-it jane sulmuar nga kriminele me maska, me dhjetera shok-bomba, mjete te forta dhe lende te tjera djegese, shishe molotov, jane degjuar dhe te shtena me arme. Gazetaret e Radios “Evropa e Lire” kane njoftuar se jane pare disa ushtare te plagosur te KFOR-it dhe nje veture e ketyre njesive duke u djegur nga mjetet shperthyese qe jane hedhur. Nderkaq, gazetaret ne Zvecan raportojne se nje pjese e madhe e protestuesve serbe jane shperndare pas nderhyrjes se KFOR-it.
Denoj me ashpersine me te madhe kete skenar te bashkrenduar te Beogradit me Kremlinin, sulmet kriminale te fallangave te gangstereve serb kunder KFOR-it, ushtareve te tij, gazetareve dhe policise se Kosoves. -tha Sali Berisha .