Bie cmimi i naftes serish ne bursen nderkombetare e cila ka qene ne tendence renie tanime prej disa ditesh. Mesohet qe nje fuci nafte te jete shitur per 90 dollare. Ky eshte dhe cmimi me i ulet qe eshte shenuar qe prej janarit ne fillimet e luftes.
Megjithate pavaresisht renieve te pesuara Bordi i Transparences nuk eshte mbledhur ende per te vendosur cmimin dysheme dhe tavan per me tej. Edhe pse nafta ne burse ka zbritur ne nivelet qe ishte para luftes, me rreth 90 dollare per fuci, ne tregun vendas ajo mbetet 25% me e larte se ne muajin shkurt.
Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve ka shprehur pakenaqesite e saj nderkohe duke thene se “Ne menyren se si po vepron e nderhyn, Bordi po i ben demin me te madh te mundshem sipermarrjes, por dhe konsumatoreve duke mos kuptuar si funksionon ky treg dhe as te beje transparence.
Vlen per tu theksuar gjithashtu se pervec cmimit te naftes te shumta jane dhe taksat mbi cmimin real te saj. Nje rast perjashtues ky nga tregjet jo vetem europiane por edhe te gjithe botes, ku per cdo liter nafte paguan 8 taksa perpos cmimit te naftes. Ne fund, pervec kater taksave shteterore dhe tre private, shtohet edhe tatimi mbi vleren e shtuar. Tvsh-ja mbi naften eshte 20% e cmimit final pra rreth 30 lekë per liter.