Bill Gates foli per Inteligjencen Artificiale dhe parashikoi se do te kete “nje pike kthese” ne krijimin e automjeteve autonome.
“Makinat autonome do t’i lejojne shoferit te heqe duart nga timoni dhe ta lejoje sistemin te drejtoje ne rrethana te caktuara,” parashikoi Gates.
Bill Gates ka qene gjithmone nje ze autoritar kur behet fjale per teknologjine dhe perparimet ne te ardhmen e shoqerise. Se fundmi ka shprehur se perparimi i ardhshem teknologjik qe do te ndryshoje shoqerine do te jene automjetet autonome.
“Ne jemi ne ditet e para te epokes autonome. Mezi pres te shoh mundesite e reja,” tha Gates. Per te, “jemi afer pikes se ktheses” me kete perparim.
Gates e krahason kete teknologji ne automjete me ndryshimin qe kompjuteret sollen dikur ne punen e zyres dhe qe do te shkaktoje nje “rimendim” ne sistemet e drejtimit.
Ndryshimet, sipas manjatit, do te behen gradualisht. Ai beson se automjetet me pasagjere do te jene te fundit qe do ta perdorin ate: “Transporti ne distanca te gjata ndoshta do te jete sektori i pare, pasuar nga dergesat”, tha ai.
Kompanite e marrjes me qira te makinave humbasin shume para cdo vit per shkak te aksidenteve te shkaktuara nga shoferet. Keshtu qe ata jane te etur te kalojne ne flota autonome qe jane me pak te prirura ndaj aksidenteve,” vuri ne dukje ai.
Me ne fund, ai tha, “Mjetet e automatizuara do te perfundojne te jene me te lira se automjetet e zakonshme. Dhe nese, si une, udhetoni me makine, mendoni per kohen qe humbisni duke vozitur.”