Bled Mane dhe Nita jane perplasur serish pas debateteve virtuale ne rrjete sociale. Te dy kane akuzuar njeri-tjetrin se po perdorin situaten, ndersa gazetari e ka keshilluar kete te fundit qe ta perdore famen per perfitime.
E gjithe kjo nisi nga BBVA, ku ata fillimisht u bene cift, organizuan dasme e me pas pati shume spekulime. Para pak javeve Nita Latifi u shpreh teper e zhgenjyer nga nje deklarate e Bled Manes per vajzat nga Kosova, e bere kohe me pare, teksa tha se ajo nuk e njihte fare Bledin kur e takoi brenda shtepise se BBVIP. Ajo tha se martesa qe u be brenda shtepise ishte loje dhe mes tyre nuk ka asgje.
Po ashtu, ne nje interviste te fundit, pyetjes se cfare i ka bere me teper habi pas daljes nga formati i njohur, Nita ka treguar edhe nje here per shfrytezimin nga ana e tij per situaten e dasmes se tyre. Bledi iu pergjigj asaj permes nje postimi ne Instagram. Duke ironizuar ish-banoren, permes krahasimeve dhe epiteteve, ai shprehej se te gjithe banoret e tjere e kishin harruar Niten brenda shtepise dhe ishte ai qe e solli serish ne qender te vemendjes. Po ashtu ai tha se me pare ishte martuar me Kristin ose Ronaldon se me Niten.
Sot ata jane perballur per here te pare me njeri-tjetrin ne ‘E Diell’, ku nuk kane munguar debatet e ashpera e ofendimet.
Teksa ishin ne e “Diell”, debati mes tyre duket se ka dale jashte kontrollit, ku gazetari ka shperthyer ne ofendime ndaj kengetares.
“Eshte 32 vjece dhe te bej leke ose lere kengen dhe bej punen e mesueses… 24 ore ne media me kamera puthu, perqafohu, martohu, ledhatohu lat nam…. merresh ti me mua, po une qe marr 30 kercenime ne ore nga Kosova, cfare duhet te bej? Na fal por na u sh**rdhyen… eksperiencat, masterat, gazetarine. Ik puno leri keto tani t’ja dish per nder atij qe te futi ne treg… Ajo del cdo dite ne intervista, s’i kemi thene gje. Rritu o goce rritu!”- shpertheu i revoltuar Bled Mane .
Ndersa Nita shprehej se gazetari po ‘shpifte’. Kujtoime se gjate nje interviste per “Prive”, Nita Latifi u shpreh se “nuk do te lidhej kurre me nje tip si Bled Mane”. E pas deklarates se saj, gazetari “shpertheu” ne nje postim ne Instagram ku e quajti nje “mosmirenjohese amatore”.
“Diten e dyte pasi hyra ne Big Brother hapa frigoriferin dhe c’te shoh? Aty brenda gjeta sunxhuk, djathe, avokado dhe Niten. Kete te fundit banoret e tjere e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afer, e orientova, e iluminova, e mesova te ece vete ne jete por si mosmirenjohese amatore qe eshte e tregoi veten shume shpejt. Tani qe edhe ne Prishtine ia pine lengun e kane futur serish ne frigorifer. Lutu per Niten”, shkroi Bled Mane .