Trenat plumb te Japonise mund te jene te njohur per shpejtesine e tyre, por ekziston nje tren ne kete vend qe ka fituar nje reputacion me ekskluziv. Kerkesa eshte shpesh aq e larte per nje udhetim me fjetje ne kete tren luksoz me hapesire te kufizuar, sa udhetaret e ardhshem shpesh duhet te futen ne nje lotari per bileta.
Me te hipur ne trenin “Seven Stars” ne stacionin Hakata ne qytetin e Fukuoka, udhetaret shkelin ne nje bote tjeter me nje interior te ngrohte prej druri dhe elemente klasike te dizajnit. Treni i udhetimeve “Seven Stars” ka 14 suita. Projektuesi Eiji Mitooka tha se mobiljet dhe dizajni unik jane nje kombinim i traditave te Lindjes dhe Perendimit.
“Gjithçka eshte unike dhe e bere me porosi per trenin,” tha projektuesi 70-vjeçar i Seven Stars, Eiji Mitooka. “Nga sediljet, te ndriçimi, te mobiljet, ideja jone ishte te perziheshin elemente si mandala – duke marre frymezim nga Lindja dhe Perendimi – per te krijuar diçka qe nuk e kemi pare kurre.”
Nga lavamanet prej porcelani delikat, te punuar me dore, deri tek pikturat ne miniature te përshtatura nga vete Mitooka, te cilat jane varur pergjate korridoreve, asnje detaj nuk eshte anashkaluar. Ne sallen e pritjes, nje panel me “kumiko” (zdrukthetari tradicionale japoneze) eshte ndriçuar per te shfaqur modelet e nderlikuara te griles.
Kur Mitooka u ofrua per here te pare per te hartuar trenin, mori frymezim nga Orient Express, por donte te krijonte diçka qe do te bente jehone te udhetaret me te vjeter japoneze, duke krijuar nje ndjenje nostalgjie.
“Une mendoj se, per nje kohe te gjate, japonezet besuan se udhetimi me i bukur do te ishte ne Evrope ose Amerike; te perjetosh kultura te ndryshme, te shikosh gjerat me te mira atje, te haje ushqimin me te mire atje,” tha ai. “Por per ata ne te 50, 60 dhe 70-at, udhetimi me i rehatshem dhe relaksues eshte ai ku flitet japonisht, ku mund te shijojme ushqimin japonez, te sherbyer ne menyren japoneze. Ne mund te rizbulojme Japonine.”