Te jetosh se bashku mund te tingelloje si nje pune e madhe, por ka disa menyra qe çiftet te kapercejne sfidat se bashku.
Bashkejetesa eshte nje vendim qe mund te forcoje ose prishe nje lidhje. E gjithe koha qe çifti kalon se bashku mund te ndihmoje ne forcimin e lidhjes se tyre, por nderveprimi 24/7 gjithashtu i ekspozon ata ndaj shume gjerave te mira e te keqija.
Bright Side tregon disa sekrete qe ju dhe partneri juaj te mbani nje marredhenie te qete. Me poshte do te gjeni 8 gjera qe çiftet bejne per te pasur nje jete te lumtur dhe te qete se bashku.
1. Ata ndajne punet e shtepise
Nje studim vuri ne dukje se 56% e te anketuarve te martuar besojne se ndarja e puneve te shtepise eshte shume e rendesishme per nje martese te suksesshme. Kjo vlen edhe per çiftet qe jetojne se bashku. Partneret mund te krijojne sistemin e tyre per caktimin e detyrave, varesisht nga aftësite dhe oraret e tyre. Ata gjithashtu mund te bejne disa pune se bashku si nje forme e lidhjes produktive.
2. Ata bien dakord per udhezimet dhe oraret
Nga krijimi i nje kalendari te gjerave qe duhen bere, deri tek diskutimi i orareve te gjumit dhe kufijve personale, çiftet duhet te bejne kompromis dhe te percaktojne udhezimet per te jetuar se bashku.
Sipas nje sondazhi, zakonet e keqija te tualetit gjithashtu mund te shkaktojne ndarje. Pra, te biesh dakord mbi disa rregulla eshte shume e rendesishme. Kush ka perparesi ne mengjes? Kapaku i tualetit duhet te jete lart ose poshte? Keto gjera ne dukje te vogla jane te domosdoshme per nje bashkejetese harmonike.
3. Ata mesojne se si t’i trajtojne zakonet e bezdisshme te njeri-tjetrit
Kur ciftet fillojne te jetojne se bashku, eshte momenti kur ata vene re zakonet e bezdisshme te njeri-tjetrit. Nje menyre qe çiftet te shmangin zenkat eshte gjetja e menyrave per te rregulluar keto zakone te bezdisshme.
4. Ata flasin per parate
Ashtu si punet, shpenzimet e shtepise duhet te konsiderohen pergjegjesi te perbashketa. Çiftet duhet te diskutojne se si planifikojne te ndajne faturat, varesisht nga pagat e tyre individuale. Biseda e parave duhet te perfshije gjithashtu borxhet e tyre te papaguara dhe qellimet financiare.
Partneret duhet te jene gjithmone te sinqerte ne lidhje me ceshtjet e parave per te shmangur problemet e besimit. Shoqata Amerikane e Psikologjise ndan keshilla se si te shmangen zenkat financiare, qe perfshijne te ulurit rregullisht per te ripare shpenzimet dhe planet e kursimeve.
5. Ata kane ritualin e tyre te veçante
Nje artikull nga Journal of the Association for Consumer Research thote se ciftet qe bejne rituale se bashku, perjetojne me shume emocione pozitive dhe kenaqesi me te madhe nga marredheniet.
Keto momente te perbashketa mund te jene gjera minimale si te punoni se bashku, te qetesoheni ne divan ndersa shikoni nje film etj.
6. Ata vendosin rregulla baze per mysafiret e shtepise
Ciftet kane nivele te ndryshme komoditeti kur behet fjale per familjen dhe miqte e partnerit te tyre, prandaj eshte e rendesishme te vendosni rregulla baze per mysafiret. Ata duhet te bien dakord se kush mund te vije, kur eshte koha ideale dhe sa mund te qendrojne.
7. Ata perpiqen te zgjidhin konfliktet e tyre dhe jo gjithmone duhet te ndodhe para se te shkojne ne shtrat
Ciftet mund ta bejne shtepinë e tyre nje hapesire te sigurt emocionale, duke krijuar nje mjedis pozitiv dhe duke zgjidhur te gjitha konfliktet. Sipas psikologut social Amie M. Gordon, Ph.D., keshilla “Asnjehere mos shkoni ne shtrat i zemeruar” eshte e vjeteruar. Njerezit e stresuar dhe te rraskapitur jane me te prirur te reagojne negativisht. Gordon rekomandon “shtypjen” e butonit te pauzes dhe fjetjen, nese eshte e nevojshme. Konfliktet trajtohen me mire kur te dy partneret jane ne nje forme optimale mendore dhe ne kushte optimale.
8. Ata i japin hapesire njeri-tjetrit per te kaluar edhe kohe vecmas
Bashkejetesa nuk do te thote se duhet te kaloni çdo çast se bashku. Te marresh fryme dhe te kalosh kohe vetem eshte e shendetshme edhe per marredheniet. Vetmia na lejon te reflektojme per shume gjera, perfshire veten tone, dhe mund te na ndihmoje te behemi me te mire per njerezit tane te rendesishem.