HOME
REAL ESTATE
AUTO MOTO
SHES BLEJ
PUNE
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Quick - News
Advertisement
  • News
  • Kosovo
  • Video News
  • World
  • Shendeti
  • LifeStyle
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Travel
  • Entertainment – Arts
No Result
View All Result
  • News
  • Kosovo
  • Video News
  • World
  • Shendeti
  • LifeStyle
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Travel
  • Entertainment – Arts
No Result
View All Result
Quick - News
No Result
View All Result
Home Informacione

Cifti bamires ne Shqiperi, Rolando dhe Teresa

by admin
April 1, 2023
in Informacione, Kuriozitete, News
A A
0
rolando dhe teresa quick albania
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Cifti Rolando Lekaj dhe bashkeshortja e tij Teresa jane gjendur shume prane situatave te veshtira dhe njerezve ne nevoje , sidomos ne Shqiperi. Pa u kursyer aspak dhe pa medyshjen me te vogel ata i erdhen ne ndihme vendit tone , duke dhene kontributin e tyre me mjete spitalore dhe ndihma te tjera qe ne fillesat e pandemise. Per te vetmen arsye se ai gjithmone e ka koken pas ne vendin e tij, ndersa e shoqja sepse ka zemren po aq te madhe sa te nenes Teresa , emrin e te ciles ajo mban.

Personazhe te cilet edhe pse jetojne larg qe ketu , madje mund te themi edhe mes luksit , kushdo tjeter nuk do te shqetesohej aspak per cfare ka lene mbrapa , per te gjithe njerezit qe vuajn , per te gjithe ata qe kane nevoje , pikerisht ketu ne vendin e tyre te lindjes. Per me teper ne situata te tilla si kjo situate globale e cila e ka prekur teper vendin tone , ku nevoja per ndihme eshte me e madhe se cdo here tjeter.

Ne mes te shume aktiviteteve dhe projekteve te ndryshme te mbylluara gjate ketij viti por edhe per ato te cilat ende nuk i kane nisur ata gjeten pak kohe dhe u ndalen per nje interviste te shkurter per te rrefyer ne lidhje me projektet e tyre dhe pse jo per historine e tyre te dashurise.

Rolando dhe Teresa quick albania


Pas gjithe ketij suksesi fshihet nje rruge e gjate plote sakrifica. Si ka qene ky rrugetim per ju dhe si arritet ne Kine ?
Ka kaluar nje kohe shume e gjate , por fillesat e mia ishin ne qytetin tim te lindjes ,pasi une jam nga Lezha. Per here te pare mora pjese ne Miss dhe Mister Lezha ne vitin 2007. Aty nisi gjithcka. Natyrisht ishte e veshtire te ndiqje boten e spektaklit ne Shqiperi ,duke mare parasysh edhe situaten ekonomike te familjes.Prindrit e mi kane bere gjithcka per te na bere te lumtur dhe jam shume krenar dhe falenderues per ta. Une, motra dhe vellai, jemi mirenjohes per prinderit tane.

Si ndiheni kur ju etiketojne ” I riu me i pasur ne Shqiperi” ?
Une jam nje djale , nje vella ,nje bashkeshort , nje baba dhe nje mik shume i mire. Jam nje biznesmen , nje showman kur behet fjale per biznesin ose per show . Cdogje ne jete duhet alternuar per te patur barazpeshe , ne te kundert je askush . Per mua familja qendron mbi gjithcka.

Kur punoje ne kompanine e saj e gjuajte ti apo ajo ty ?
Mendoj se ishte dicka nga te dyja palet.  Ishte diçka e destinuar te ndodhte.

RelatedPosts

sebastian rulli angelique boyer qick albania

Sebastian Rulli dhe jeta e tij

2 years ago

Çfare i mungon nje te riu qe ka famen , parane dhe dashurine ?
Cdo i ri Shqiptare ose edhe nga cdo vend tjeter i botes , mund te kete ose jo jeten e endrrave por e rendesishme eshte te punosh shume per te arritur ate qe deshiron. Njerezit mendojne se gjithçka eshte e lehte kur ke para, por jo, nuk eshte keshtu. Sa me shume para te kesh, aq me pak kohe te lire ka. Por me pelqen jeta qe bej pasi puna ime e veshtire ushqen miliona njerez ne Kine dhe kjo me ben te lumtur.

https://dyqan.taxi https://dyqan.taxi
ADVERTISEMENT

Do ta lije Kinen per te jetuar ne Shqiperi ?
Kina eshte 1/4 e gjithe botes. Kuptohet qe ne Shqiperi asgje nuk eshte e lehte por e rendesishme eshte kur keni nje enderr dhe ta beni me pasion punen tuaj, atehere gjithçka behet me e qete dhe me e lehte. Per te qene te suksesshem une kam nje moto : “Beni ate qe doni dhe duajeni ate qe beni”. Ne fillim kur erdha ne Kine nuk e besoja qe jeta ime do te merte nje rrjedhe te tille dhe do te me bekonte me gjithcka kam , sidomos me familjen time. Jeta ime duket si nje enderr ,por edhe une punoj fort çdo dite per te gezuar gjithçka kam. Kinen nuk do ta ndroja me asnje vend tjeter ku une kam udhetuar , vend fantastik dhe me njerez shume te mire . Kina nuk eshte ajo qe ju shihni ne televizor , jeta e vertet e Kines duhet jetuar per tu kuptuar. E  kam te veshtire te zgjedh mes saj dhe Shqiperise, madje nuk mendoj asnjehere t’i ve ne peshore, per vendin tim do beja dhe mendoj se po perpiqem te bej gjithcka qe mundem por tashme e kam ndertuar jeten time dhe e kam zgjedhur vendin ku do kaloj jeten.

Ne raportet e tua me Shqiptar te tjere te famshem ne bote do vecoje ndonjerin prej tyre , dhe me cilin ke me shume kontakte? Eshte e vertete qe ne rrjete sociale qarkullojne shume foto qe mund te kem me te famshem dhe njerez te pasur Shqipetar. Nese do te me duhej te vecoja ndonje nga Shqiptaret natyrisht qe do te ishin Rita Ora dhe Dua Lipa. Kam raporte shume te mira me to.

300 mije maska mbrojtese ne ndihme te Shqiperise , kjo ishte ideja juaj apo e Tereses ?
Une jam nje person me zemer shume te madhe , çfaredo qe bej e bej nga zemra dhe nuk kam deshire te ekspozohem apo ti publikoj ne rrjete sociale. Kam bere shume bamiresi ne heshtje qe kurr nuk jane postuar , vetem disa prej tyre sic ishte dhurimi per Shqiperine i 300 mije maskave per mjeket ne kete kohe te veshtire te pandemise. Prej vitesh mbeshtes edhe Amfar-in ne Kane, per te gjetur kuren per SIDA, shpresoj se do te gjejme nje kure qe do te ndihmoje miliarda njerez neper bote.


A eshte Tereza , Nene Teresa e re ? Chanel Tereza? Cila eshte bamiresia e saj me e madhe qe edhe ty te ka lene pa fjale?
Sigurisht qe po. Tereza e ka idhull Nene Terezen dhe une jam shume i lumtur qe perpiqet te ndjeke rrugen e saj sa here qe mundet. Ajo eshte nje njeri me zemer te madhe. Mua me la pa fjale kur nuk u mendua dy here per te sjelle ndihma ne Shqiperi gjate situates se Covid-19 dhe ende vazhdon ta bej.

Pyetje per Terezen:


Per cfare cilesish do te deshiroje ti ngjaje nene Tereses?
Per dashurine dhe dhembshurine e saj te madhe. Ajo ishte nje grua e mrekullueshme , nje model qe te gjithe ata qe e duan bamiresine duhet ta ndjekin. Ka qene gjithmone dhe do te mbetet idhulli im. Sapo mberita ne Shqiperi dhe pashe statujen e saj ne aeroportin qe mban emrin e saj u ndjeva shume krenare qe edhe une kam kete emer. Kam mesuar prej saj si te kujdesem per te varferit dhe tju fal atyre mbi te gjitha dashuri. Nuk bej publike asnje nga veprat e mia te mira pasi nuk i bej ato per dukje. Shpresoj qe te rinjte ne Shqiperi te ndihen krenar qe nene Teresa eshte nga vendi i tyre dhe te ndjekin gjthmone hapat e saj. 

Cifti bamires i Shqipetareve quick albania

Çfare cilesie të tërhoqi herën e parë te Rolando?
Unë mendoj se gjeja e pare qe shikojme te dikush per here te pare eshte pamja dhe me pas personaliteti. Zbulova me kalimin e kohes se kishim te njejtat deshira dhe se te kuptuarit e njeri tjetrit eshte gjithashtu e rendesishme. Une jetoj nje jete shume aktive dhe me shume angazhime dhe kam nevoje per dike qe te me kuptoje. Rolando eshte mesuar te jetoje ne Kine me mua. Kultura e Kines dhe Shqiperise nuk kane shume ndryshime , dikur keto dy vende kane pasur lidhje keshtu qe shume gjera i gjejme te perbashketa. Megjithese jeta ne Kine eshte shume ndryshe nga Evropa , Rolando eshte pershtatur shume mire dhe i pelqen kultura kineze. 

Mund te ndani me ne momentin kur Rolando ju propozoi ?
Sigurisht , me kujtohet shume mire ai moment.  Ishim ne Nice, France, ne nje shtepi plazhi shume te bukur pak perpara festivalit te filmit ne Kane. Ne ishim duke shijuar pejsazhin e bukur dhe aty me propozoi . Nuk munda te pranoja menjehere por pas bisedimeve te shumta duke kujtuar cdo moment  qe nga hera e pare qe u takuam.Ai pohoi se ishte dashuruar me mua qe ne momentin e pare qe ishim pare.

Si te priten prindrit e Rolandos heren tende te pare kur erdhe ne Shqiperi ?
Perpara ndaleses time te pare ne Shqiperi, isha nisur per ne Festivalin e Filmit ne Kane. Rolando me ftoi te vizitonim vendlindjen e tij pasi ishte nje vend shume i bukur dhe ai kishte vite pa shkuar aty .Meqenese ishim ne Evrope dhe nuk ishte larg nga Shqiperia, shkuam bashke ne qytetin e tij. Prinderit e tij me priten shumë mire , ata na ftuan per dreke ne shtepine e tyre dhe kishin pergatitur gatime fantastike tradicionale Shqipetare . Ka qene nje eksperience e bukur.

Cila do te ishte bamiresia me e madhe qe nese do te mundeshe do ta beje per Shqiperine ? Jam gjithmone e gatshme per te ndihmuar dhe investuar ne Shqiperi . Do e mendoja te jetoja per nje kohe te gjate ketu. Unë nuk jam mesuar te jetoj vetem ne nje qytet . U rrita ne Dalian dhe me vone shkova ne Hangzhou, Hong Kong, Zvicer, etj. Kam blere shtepi ne shume qytete ne Kine. Me pas kuptova qe kisha me shume interes per te jetuar ne hotele se sa per te blere nje shtepi. Shqiperia dhe populli ketu me pelqejne shume. Kultura shqiptare eshte gjithashtu shume e larmishme, sidomos ushqimi i mrekullueshem. Familja e Rolandos jane te gjithe te mire ne gatim. Une gjithmone perpiqem te sjell kinez te shumte ketu per te shijuar bukurite e ketij vendi dhe pse jo te investojne ketu. Keshtu qe unë dua te ndihmoj ne zhvillimin ekonomik te Shqiperise. I dashuroj njerezit ne Shqiperi . Kur familja e Rolandos me shihte duke ndihmuar shqiptaret, jane ndjere krenar per mua dhe kjo me ben me shume se te lumtur . Pavaresisht kushteve ne te cilat jetoni , e rendesishme eshte sa njerez keni ndihmuar dhe sa prej tyre ju keni rikthyer buzeqeshjen. 

Ku ndryshon Rolando nga te gjithe djemte e tjere te moshës se tij ne Kine?
Gjithmone kam kerkuar nje te dashur Evropian pasi djemte ne Kine nuk jane aq romantik , meshkujt ne Shqiperi me pershtaten. Une jam teper e vemendshme edhe per pamjen e meshkujve. Shpesh njerezit me quajn presidente per shkak se une kam qene presidente ne shume shoqata te ndryshme .Ndonjehere bej shaka se jam presidentja e “Shoqates se Paraqitjes se Jashtme”. Une mendoj se zgjedhja e nje njeriu se pari eshte pamja e tij dhe personaliteti.

A do ta beni djalin tuaj 3-vjeçar me nje moter?
Nuk e shikoj veten si nene e nje vajze pasi nuk do deshiroja te kisha nje vajze. Nese do e kisha ajo do te punonte kaq shume si une dhe ne kete menyre do te varet nga njerezit e tjere per gjithçka. Si nena e saj nuk do doja ta shikoja duke vuajtur dhe keshtu nuk do te ndihesha mire dhe do te konfliktohesha. Perveç kesaj, nese bija ime do te binte ne dashuri me nje djale jo te pershtatshem per te do te kishim shume mosmarrveshje dhe do te lendonim ndienjat e njera tjetres.


Duke shpresuar per nje vit me te mire dhe per sa me shume njerez si Rolando dhe Teresa . Mund ta mbyllim me shprehjen e Rolandos : “Beni ate qe doni dhe duajeni ate qe beni “.

Tags: cifti bamiresrolandorolando dhe teresateresa
https://quick.al/download-quick https://quick.al/download-quick https://quick.al/download-quick
Previous Post

Cdo nene ia thote femijes se saj, genjeshtra per femije

Next Post

A duhet t’i shkruani direkt pas takimit te pare? Ja disa sugjerime

Related Posts

sebastian rulli angelique boyer qick albania
Entertainment - Arts

Sebastian Rulli dhe jeta e tij

June 5, 2023
Next Post
mesazhet ne takim te pare quick albania

A duhet t’i shkruani direkt pas takimit te pare? Ja disa sugjerime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Xhesika Berberi rrefen jeten ne Amerike
  • Saimir Tahiri lirohet nga burgu
  • Rooftop Bars in Tirana 5 me te miret
  • Jahtet tendenca e milionereve shqiptar
  • Rapsodia ne tryezen me autentike ne Lezhe

Recent Comments

No comments to show.
download quick.al application shkarko aplikacionin quick albania prona mjete lajme

Archives

  • June 2023
  • May 2023
  • April 2023
  • March 2023
  • February 2023
  • January 2023
  • October 2022
  • September 2022
  • August 2022
  • July 2022
Quick - News

© 2022 Quick | News & Info

Navigate

  • Contact
  • Home
  • Privacy Policy

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • News
  • Kosovo
  • Video News
  • World
  • Shendeti
  • LifeStyle
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Travel
  • Entertainment – Arts

© 2022 Quick | News & Info