Nje liste gjitheperfshirese me kafshet te cilat jane konsideruar si me te rrezikshmet dhe vdekjeprureset ne bote.
Akrepat vdekjeprures
Jane konsideruar si nder kafshet me te rrezikshme dhe vdekjeprurese. Specifikisht femijet, te moshuarit dhe njerezit me sistem imunitar jo te forte jane te prekshem ndaj neurotoksinave te fuqishme te shperndara nga akrepat. Akrepet jane insekte shume dinake te cilat shkaktojne mbi 5000 vdekje ne vit. Ata jane ne te gjithe kontinentet,pervec Antraktikes dhe ne cdo lloj habitati pervec tundrave.
Akrepat jane elastike dhe kane aftesi te injektojne doza helmi sipas gjahut qe zgjedhin.Akrepi i kuq İndian thuhet se eshte akrepi me helmues ne bote. Kur ai pickon,viktima zakonisht perjetojne te perziera,probleme zemre,njolla ne lekure dhe ne raste me te renda,edeme pulmonare,nje akumulim te lengjeve ne mushkeri. Keta akrepa vdekjeprures kryesishte jetojne ne Indi,ne rajonet lindore te Nepalit dhe Pakistanit,dhe ne Sri Lanka.
Gjarperinjte , kafshet me vdekjeprurese
Gjarprinjte gjenden me se shumti ne habitate qe perfshijne ujin ,pyjet dhe shkretetirat.Gjarperinjte konsumojne nje shumellojshmeri gjallesash,duke perfshire termite,brejtes,zogj,bretkosat dhe zvarraniket e tjere. Konsiderohen si te tretet ne renditjen e vdekjeve nga kafshet. Gjarperinjte gjenden ne te gjithe boten pervec Antrantides,Islandes,Irlandes,Grenlandes dhe Zelandes se Re.Gjarperinjte e hane te gjithe prene e tyre dhe jane ne gjendje te konsumojne pre tri here me te medha se diametri i kokes se tyre. Ata nuk kane nevoje te gjuajne cdo dite.Anakondat dhe pythonet mund te mbijetojne deri ne nje vite pa ushqim pasi ushqehen.Gjarprinjte gjuajne prene e tyre me se shumti naten,ata shihen shpesh duke mbajtur gjuhen e tyre jashte.Ata e nderrojne lekuren e tyre 3 deri 6 here ne vit.Shumica e sulmeve ndaj njerezve ndodhin kur ata ndihet te provokuar. Gjarperinjte shkaktojne mbi 100,000 vdekje ne vit.
Peshkaqenet
Megjithese numri i vdekjeve nga peshkaqenet nuk eshte aq i larte serish jane te listuara si nder krijesat me te rrezikshme ne planet. Peshkaqenet sulmojne rreth 80 njerez ne bote cdo vit. Aftesia me e pabesueshme e peshkaqeneve eshte quajtur elektrorecepsion X-Men. Ata kane organe ne koken e tyre te quajtura Ampula e Lorenzinit.Syte kane “tapentum lucidum”nje shtrese indesh qe mbron syte nga mjedisi detar dhe i lejon ata qe te kene shikushmeri te mire ne ambjente te erreta. Vetem nje rreze drite ju duhet peshkaqeneve qe ta kuptojne gjahun nga larg.Edhe ne 100 metra nje peshkaqen mund te kuptoje rrahjet e zemres se njeriut.Ata mund te hane nje varietet ushqimesh por me se shumti ushqehen me peshk dhe luan deti. Peshkaqenet jane pergjegjes per mbi 200 vdekje njerezish ne vit.
Aligatoret
Alligatoret jane nje nga kafshet me te rrezikshme ne bote. Ata hane pothuajse gjithcka duke i bere ata nga grabitqaret kryesore. Dhembet dhe nofullat e tyre te forta lehtesisht mund te copetojne cdo kafshe.
Hipopotamet
Numerohen deri ne 800 vdekje ne vit si shkak i sulmeve te hipopotameve. Me dhembe te mprehte te pershtatshem per te pertypur gjithcka , nje peshe trupore prej mbi 1360 kilogram dhe levizje brenda dhe jashte ujit renditen ne kafshet ekzistuese me te rrezikshme. Pas elefantit dhe rinocerontit,hipopotami eshte kafsha e trete per nga madhesia nder gjitaret e tokes dhe me peshen me te rende.Ata zakonisht gjenden ne Afrike dhe jane pergjegjes per fatalitetet me te medha te njerezeve ne kontinent se cdo kafshe tjeter me madhesi te tille. Nje mashkull hipopotam sulmon qe te mbroje territorin e tij,ndersa femra sulmon qe te mbroje te vegjelit e saj.
Luani
Nje mashkull i rritur luan peshon 150-250kg.Luani njihet si mbreti i xhungles,eshte i shpejte,dinak dhe ekstremisht i fuqishem.Luanet gjenden ne pyjet e Afrikes,por mund ti gjesh edhe ne cepa te tjera te botes,ne kopshte zoologjike apo rezervate.Luanet shkaktojne me shume se 100 vdekje ne vit.
Bualli Afrikes
İ njohur gjithashtu si “vdekja e zeze”afrikanischer buffel ndodhet ne Afrike dhe eshte nje prej kafsheve me te rrezikshme ne toke.Eshte ekstremishte agresiv dhe i paparashikueshem.Vret me shume se 400 vete ne vite dhe eshte bisha me e rrezikshme ne Afrike. Pesha e tij shkon nga 500-900 kg dhe pavaresisht se jane dema te terbuar ky lloj specie eshte shume i shoqerueshem.Antaret e tufes jane gjithmone te shpejte per te mbrojtur njeri-tjetrin nga sulmues te tjere.
Mushkonja
Gjendur ne cdo kontinent te planetit pervec Antratides keto,insekte te voglajane quajtur kafshe vdekjeprurese te cilat jane vektore kryesore te disa semundjeve te rrezikshme,te cilat kolektivisht demtojne reth 700 milion njerez dhe vrasin reth 725,000 njerez cdo vit.Sipas OBSH me shume se gjysma e njerezimit aktualisht eshte ne rrezik nga semundjet qe mbartin mushkonjat.
Kandilet e Detit a jane vertet kafshe vdekjeprurese ?
Te njohura si”grerezat e detit”,kandilet e detit jane konsideruar si kafshe vdekjeprurese te cilat vrasin me shume se 100 njerez ne vit. Kandilet nuk rrine ne nje vend,ato jane gjithe kohes ne levizje qe te gjejne prene e tyre,dhe nje krah apo kembe njeriu mund te marre deme vertet serioze ne te tilla raste. Ashtu si cdo kafshe tjeter ato nuk sulmojne nese nuk ndihen te kercenuera.