Nje cift udhetaresh kane zbuluar nje parajse te fshehte, te krahasueshme me Balin, me vendpushime luksoze, sipas nje artikulli te botuar ne “Daily Mail”.
“Eshte zbuluar nje destinacion pak i njohur ne Evrope, si nje parajse balineze…”
Keshtu ka nisur artikulli nga media e njohur prestigjoze Daily Mail.
Fshati bregdetar shqiptar i Dhermiut eshte quajtur ‘perla e fshehur e Evropes’.
Ndersa shume shikues evropiane po vershojne ne plazhet e mbushura me turiste te Greqise dhe Italise, te tjere ne vend te kesaj rezervojne nje udhetim ne qytetin spektakolar i cili eshte cilesuar si nje nga sekretet me te ruajtura te kontinentit.
Ne artikull shkruhet:
Dhermiu eshte pak me shume se tri ore me makine ne jug te Tiranes, kryeqytetit te Shqiperise, dhe ka pese kilometra vije bregdetare mahnitese te mbushur me bare plazhi dhe resorte te jashtezakonshme.
Ndodhen dy seksione, gjysma e siperme, ku shtrihet qyteti i vjeter i cuditshem, ndersa gjysma e poshtme eshte vendi ku ndodhet plazhi, restorantet dhe hotelet.
Ndersa temperaturat kane filluar te bien ne Australi, Shqiperia po hyn tashme ne muajt e saj te veres duke e bere ate nje destinacion perfekt per t’u larguar nga i ftohti dimeror.
“Kjo eshte kaq e bukur. Shqiperia eshte perla e fshehur e Evropes”, shkruan nje shikues.