David Beckham ka treguar se si te jetuarit me crregullimin obsesiv-kompulsiv e ben ate te kaloje ore te tera duke pastruar dhe organizuar shtepine e tij, ndersa pjesa tjeter e familjes se tij eshte ne shtrat.
Ish-kapiteni i futbollit te Anglise, 47 vjec, thote ne nje dokumentar te ardhshem te Netflix:
“Une heq dyllin e qiririt, pastroj xhamin, eshte gjeja qe me bezdis me shume, tymi rreth pjeses se brendshme te nje qiri,” shtoi me pas.
Kur ekipi qe filmonte komentoi e pastertine e kuzhines, Beckham thote: “Une e pastroj aq mire, por nuk jam i sigurt qe ne fakt vleresohet kaq shume nga gruaja ime, me gjithe sinqeritet.”
Si pergjigje, Victoria Beckham thote “Ai eshte kaq i persosur” dhe thekson se e vlereson faktin qe ai pastron.
David Beckham u shpreh se i duken “te lodhshme” ritualet e pastrimit, por “ndihet i detyruar t’i beje.”
Beckham e ka diskutuar OCD-ne edhe me pare. Ai tha per Daily Mail se rrobat dhe revistat i vendoste ne vija te drejta dhe modele simetrike.
OCD ka te beje me friken se nese nuk i ben gjerat ne nje menyre te caktuar, do te shkaktohet ndonje dem ose dicka e keqe do te ndodhe. Ka te beje me te mos pasurit kontroll mbi mendimet tuaja negative.
Ajo qe shkakton shqetesime te metejshme per dike me OCD eshte frika se do te veproje sipas mendimit te tyre obsesiv. Duhet theksuar se njerezit me OCD nuk kane gjasa te veprojne sipas mendimeve te tyre. Por, shpeshhere ata ndihen sikur mendimet e tyre jane te barazvlefshme me realitetin, ndihen sikur vet fakti qe e kane nje mendim te caktuar eshte e njejte sikurse ta kishin bere ate veprim sipas atij mendimi.
Crregullimi Obsesiv Kompulsiv nuk eshte te jesh nje person qe preferon organizimin dhe rendin, por eshte nje crregullim serioz ankthi qe mund te shkaktoje shqetesime te renda dhe mund te demtoje aftesine e dikujt per te funksionuar ne jete.
Crregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) eshte nje crregullim kronik dhe afatgjate ne te cilin nje person ka mendime (obsesione) dhe/ose sjellje (kompulsione) te pakontrollueshme dhe te perseritura.
Dokumentari per jeten e ish-futbollistit do te paraqese pamje dhe intervista me njerez qe luajten nje rol te rendesishem ne karrieren e tij.
OCD eshte nje crregullim ne te cilin nje person ka mendime te pakontrollueshme, te perseritura dhe/ose sjellje per te cilat ai ose ajo ndjen deshiren per t’i perseritur.
Disa nga simptomat jane:
1. Te ndjerit pergjegjes kur dikush lendohet; mendimi se eshte faji juaj apo ju mund ta kishit parandaluar.
2. Fiksimi pas simetrise, rregullit dhe ritualeve ne lidhje me numrat.
3. Fiksimi pas pastertise, larjes dhe ritualeve te pastrimit.
4. Neveri per mendime ne lidhje me dhunen, seksin dhe fene.
5. Mbledhja e shume “rraqeve”, per t’i patur ose per t’i bere koleksion.