Dieta keto ndryshe nga dietat e zakonshme do tju jape energji pergjate gjithe dites. Kjo ju jep energji mjaftueshem dhe ju mban ne forme per te permbushur të gjitha aktivitetet ditore.
Nuk do te ndiheni aspak te lodhur, perkundrazi organizmit nuk do i shtohen produkte qe ju bejne te ndiheni jo komfort. Dieta keto ju lejon te perdorni gjithcka qe keni konsumuar dhe me pare dhe njekohesisht te humbisni në peshë . Sekreti eshte kombinimi ne perqindje i tyre.
Pra gjithcka qe keni patur ne menune tuaj ditore do te jete serisht por e perllogaritur. Mund të konsumoni dhe ushqime te paperpunuara, te cilat jane te pasura ne yndyrna dhe proteina, me shume pak karbohidrate. Ushqimet me nivel te larte karbohidratesh jane te perjashtuara, keshtu qe do ju duhet te perjashtoni nga menuja juaj drithera, patate, torta, fruta, bishtajore madje dhe qumeshtin.
Dieta Keto eshte nje diete qe gjen perdorim te gjere dhe fale games se produkteve qe perfshin. Keto produkte i gjejme lehtesisht ne tregje apo markete pasi jane baza e dietes ditore normale.
Ushqimet me te cilat mund te permushesh kete diete jane:
Mishi: Mish i kuq, biftek, sallam, mish pule
Embelsira – stevia, eritritoli, mishi i murgut dhe cdo ushqim tjeter me pak karbohidrate
Peshku yndyror: salmon, trofta, ton dhe skumbri.
Veze: me te rekomanduheshmet jane ato me omega-3
Gjalpe: me i rekomanduari ai BIO
Djathe: kackavall ose mocarela
Arra dhe fara: arra, bajame, fara liri, fara kungulli
Vajra: Kryesisht vaj ulliri ekstra te virgjer, vaj kokosi dhe vaj avokado.
Avokadot: Avokadot e plota
Perime me pak karbohidrate: Shumica e perimeve jeshile, domate, qepe, speca etj.
Kondimentet: Ju mund te perdorni kripe, piper dhe barishte dhe ereza te ndryshme te shendetshme.
Per tju ardhur ne ndihme po ju ja japim nje menu javore te dieta keto:
E Hene
- Mengjesi: Proshute, domate dhe veze.
- Dreka: Sallate me pule, vaj ulliri dhe djathe feta.
- Darka: Salmon me asparagus te gatuar ne gjalpe.
E Marte
- Mengjesi: Veze, domate, borzilok dhe omlete me djathe dhie.
- Dreka: Qumeshti i bajames, gjalpi i kikirikut, pluhuri kakao dhe qumeshti i stevia.
- Darka: Mish, djathë kackavall dhe perime.
E Merkure
- Mengjesi: Nje milkshake ketogjenik.
- Dreka: Sallate me karkaleca me vaj ulliri dhe avokado.
- Darka: Mish Vici me djath parmesan, brokoli dhe sallate.
E Enjte
- Mengjesi: Omelet me avokado, salsa, speca, qepe dhe ereza.
- Dreka: Nje grusht arra dhe selino me guacamole dhe salsa.
- Darka: Pule e mbushur me djath pesto dhe krem, se bashku me perimet.
E Premte
- Mengjesi: Kos pa sheqer me gjalpë kikiriku, pluhur kakao dhe stevia.
- Dreka: Mish vici i skuqur i gatuar ne vaj kokosi me perime.
- Darka: Proshute, veze dhe djathe.
E Shtune
- Mengjesi: djathe me perime.
- Dreka: Feta e proshutes dhe djathit me arra.
- Darka: Peshk i bardhe, veze dhe spinaq i gatuar ne vaj kokosi.
E Diel
- Mengjesi: Veze te skuqura me proshute dhe kerpudha.
- Dreka: Burger me salce, djathe dhe guacamole.
- Darka: Biftek dhe veze me nje sallate anesore.