Dieta keto menu shqip shih receta gratis, nje nga me efikaset dhe me me pak efekte anesore ne organizmin e njeriut.
Dieta keto ndryshe nga dietat e zakonshme do tju jape energji pergjate gjithe dites.
Kjo ju jep energji mjaftueshem dhe ju mban ne forme per te permbushur të gjitha aktivitetet ditore. Nuk do te ndiheni aspak te lodhur, perkundrazi organizmit nuk do i shtohen produkte qe ju bejne te ndiheni jo komfort. Te tilla si produktet qe ju japin fryrje, rendese te stomakut apo tretje te ngadalte.
Duke marre sasi te larte yndyre, sasi te moderuar proteinash dhe shume pak karbohidrate trupi do te kaloje ne gjendjen metabolike ose ate qe quhet ndryshe ketosis.
DIETA KETO MENU
Dieta keto ju lejon te perdorni gjithcka qe keni konsumuar dhe me pare dhe njekohesisht te humbisni në peshe. Sekreti eshte kombinimi ne perqindje i tyre.
Perqindja me e larte e kalorive ditore ne te merret nga yndyrnat e mira, rreth 70-75%, vendin e dyte ne renditje e mbajne proteinat 20-25%, dhe nje sasi e vogel e kalorive merret nga karbohidratet 5-10%.
Pra gjithcka qe keni patur ne menune tuaj ditore do te jete serisht por e perllogaritur. Mund te konsumoni dhe ushqime te paperpunuara, te cilat jane te pasura ne yndyrna dhe proteina, me shume pak karbohidrate. Ushqimet me nivel te larte karbohidratesh jane te perjashtuara, keshtu qe do ju duhet te perjashtoni nga menuja juaj drithera, patate, torta, fruta, bishtajore madje dhe qumeshtin.
Dieta keto eshte e duhura edhe per nje sere perfitimesh te tjera ne organizem. Perfitimet fillojne qe nga humbja e peshes e deri tek aplikimet mjekesore terapeutike. Pra ju mund te perfitoni ne menyre te sigurt nga kjo diete dhe te humbisni ne peshe. Disa nga keto perfitime qe ti mundeson kjo diete jane:
Humbia e peshes qe eshte dhe thelbi i kesaj diete. Kjo diete ben te mundur tretjen e dhjamit ne trupin tuaj dhe transformimin e tij ne energji. Dieta keto mban nen kontroll sheqerin ne gjak. Studimet kane vertetuar se regjimi ne kete diete mban nen kontroll diabetin e tipit 2. Dieta keto ul nivelin e sheqerit ne gjak, zvogelon nevojen per medikamente dhe gjithashtu nevojen per insuline.
Dieta keto rrit energjine dhe performancen mendore. Nese organizmit i ulet perqindja ditore e karbohidrateve rrjedhimisht shmanget niveli i sheqerit ne gjak dhe kjo ben te mundur rritjen e fokusit gjate dites.
Dieta keto ndihmon dhe pacintet me Epilepsi. Perdorimi i saj per epilepsi mund te lejoje qe disa njerez te marrin me pak ilaçe anti-epileptike ose te mos marrin aspak ilace e te mos kene konvulsione.
Yndyrnat e ngopura.
Mjeket nuk rekomandojne perdorimin e shumte te yndyrnave te ngopura per shkak semundjeve qe lidhen me zemren. sipas tyre duhet te konsumoni jo ne shume se 7% te kalorive tuaja ditore.
Deficience nutientesh.
Nese trupi i njeriut nuk furnizohet ne sasi te duhur me fruta, perime dhe drithera, mund te jeni ne rrezik per nje deficience mikronutrionesh si selen, magnez,fosfor , vitamine B dhe C.
Konstipacion.
Ky regjim ushqimor eshte i ulet ne ushqimet me fibra si dritherat dhe bimet bishtajore.
Probleme me melcine.
Perdorimi i shumte i yndyres mund te perkeqesoje problemet ekzistuese me melcine.
Paqartesi ne te menduar dhe lekundje te humorit.
Kalorite me kryesore qe i duhen trurit per te funsionuar normalisht i merr nga karbohidratet. Kjo diete me pak karbohidrate mund te rrite mosperqendrimin dhe konfuzionin.
Problemet me veshkat.
Veshkat jane organi qe ndihmon ne metabolizimin e proteinave dhe mjeket thone se dieta keto i mbingarkon ato.
Kjo diete mund te duket e veshtire per tu realizuar, por me kalimin e kohes do te kuptoni qe eshte e mundur. Ndryshime te tilla trupi i njeriut i ka te veshtira per tu adaptuar por pasi te kaloni fazen e pare qe zgjat nje jave ju do te ndiheni me mire.
Dieta ketogjenike pervecse ju ndihmon te humbni ne peshe, ju ndihmon mbi te gjitha te jetoni shendetshem. Vleresoni si duhet trupin tuaj sot dhe ai do ua ktheje neser.
Pasi te keni pervetesuar cdo informacion mbi kete diete do tju duhen dhe tre hapa pasardhes qe kjo diete te jape rezultat. Duhet ta mbani ate me rreptesi, te pini sa me shume uje dhe te kontrolloni ate qe hani.