Efi Dhedhes ka shpjeguar konfliktin e saj me opinionisten Zhaklin Lekatari ku u aludua se perplasja ka vazhduar edhe fizikisht.
E ftuar ne emisionin “S’e Luan Topi”, Efi tha se “molla e sherrit” kishte qene mosperputhja e mendimeve te tyre sa i perket Luizit. Kjo ka mjaftuar qe ne perfundim te Primes, tregon Efi, Zhaklina t’i pervishet pas kuintave, moment te cilin ajo e kishte diskutuar edhe me psikologen e saj.
Gazetarja: Po me Zhaklinen. Ne puntatat e fundit ka pasur shume tension mes jush.
Efi: Ka qene nje mendim i ndryshem i imi per Luizin, dhe mendim i ndryshem i Zhaklines. Ne momentin qe kemi dale pas kuintave, ka qene nje debat me tone te larta nga ana e saj dhe kjo ishte nje bisede ne te cilen une kam folur me psikologen time, per t’i treguar se ka bere nje pune shume te mire sepse nese dikush do te dilte me perpara para meje, ndoshta do te beja nje reagim te gabuar. Kurse tani nuk bera asgje dhe thjesht po ja shpjegoja. Arsyeja e merzitjes dhe merise se Zhaklines ishte pikerisht sepse dolen disa biseda me psikologen, mesazhet, dhe thjesht u kap tek ajo gje qe i interesoj te kapej. Tek pjesa qe une do te beja ate veprimin tjeter. Por harroi qe une e percaktova se behej fjale per me perpara, me ate lloj natyre qe une kisha.
Gazetarja: Kaq shume te inatosi? Nese mund te te pyes, te ofendoi qe te inatosi kaq shume?
Efi: Me erdhi shume afer…
Gazetarja: Po nenkupton qe t’u hakerrye, te kercenoi ne nje fare menyre?
Efi: Jo, thjesht reagimi i saj, sepse duket qe eshte nje njeri impulsiv qe flet me duar dhe me veprime, ishte me i afert me mua sec duhej. Kete po shprehja, dhe ne fund te dites zere se po ia thoja vetes time. Sepse une prandaj e kam psikologen, ne momentin qe une kam per te folur dhe shprehur dicka e them. Por qe fatkeqesisht u be pak me e madhe si situate dhe…
Gazetarja: Thjesht qe ta qartesojme qe te mos krijohen keqkuptime me nenkuptime, t’u afrua aq shume per te te kercenuar apo per te te goditur?
Efi: Jo, jo. Absolutisht jo. As njeren, as tjetren. Thjesht afrimi i saj dhe impulsiviteti dhe zeri i saj i larte me beri mua qe te them; ok, paske ndryshuar. Sepse une zakonisht nuk lejoj njeri te me vije aq afer fytyres. Nuk eshte se do te me bente ndonje gje, por thjesht ai afrimiteti qe nuk ishte i nevojshem dhe aq me teper kur ne nuk kishim nje debat tonin. Nuk kishim nje gje personale me njera tjetren, nuk kishim asgje. Thjesht ishin dy mendime te ndryshme dhe asaj nuk i pelqeu mendimi im. Prandaj edhe ne momentin qe jam futur, jam ndjere edhe me keq brenda ne Primen e dyte. Ndaj thash qe ajo ka dicka personale sepse ka ekzistuar nje debat.