Balerina e suksesshme Alba Hoxha ka rrefyer ne nje interviste disa “sekrete” ne lidhje me dashurine.
Asaj i kujtohet fare mire das huria e pare dhe puthjen e pare e konsideron zbulim. Nuk flet shpesh per dashurine, por po do te sakrifikonte per te nese dashuria eshte e sinqerte.
E perfolur jo rrallehere per dashurine, Alba ka vetem keto gjera per te rrefyer. Nje dashuri ideale e saj do te ishte ne bregdet me nje sallate te ftohte teksa ne sfond degjohet kenga e Michael Jackson “You are not alone”.
Nuk eshte nga ato vajza qe lulet e bejne shume per vete, pasi mes tyre dhe sakfricave te dashurise do te zgjidhte te dyten.
Prezantuesja e motit ne Tv Klan ne fakt ka nje kategori djemsh te cilet nuk i duron dot. Shume meshkuj e adhurojne, por nese je nje djale qe varesh financiarisht nga familja, me siguri Alba nuk do te konsideroje si rast. Ajo mesa duket pelqen djemte qe ia dalin vete ne jete, pa ndihmen e te tjereve.
Per shume detaje rreth dashurise si ndjenje, por edhe pyetjeve provokative per djemte Alba nuk ka nguruar t’i përgjigjet ne kete interviste dedikuar plotesisht ndjenjes me te bukur qe perjeton njeriu : DASHURISE.
Dashuria e pare, te kujtohet?
-Po me kujtohet.
Puthja e pare: zbulim apo zhgenjim?
-Puthja e pare zbulim.
Ne dashuri ia vlen te ngulesh kembe?
-Nese marredhenia eshte e sinqerte dhe besnike ia vlen te ngulesh kembe.
Te biesh ne dashuri: nje marramendje e lehte, apo tre shot-sa rresht?
-Nje marramendje e lehte.
Strategjia e joshjes. Cila eshte jotja?
-Buzeqeshja.
Kategorite e djemve qe nuk te pelqejne?
-Djemte qe jane te varur financiarisht nga familja.
Cfare perdor per te joshur: pamjen, pasurine, trurin, humorin?
-Pamjen fillimisht, trurin dhe humorin.
Shqisa me e rendesishme ne dashuri?
-Syte.
Si ishe veshur ne takimin e pare me partnerin tend?
-Nuk e mbaj mend.
Te nderrosh veshjen pese here para se te dalesh. Eshte shenje dashurie?
-Eshte gjest kur femra kujdeset per veten dhe do te jete e kuruar ne çdo detaj.
Dashuri me shikim te pare, edhe pse mund te kesh pare gabim? Apo me e menduar?
-Une nuk besoj tek dashurite me shikim te pare, perjashtoj disa raste te rralla, kur eshte e destinuar per te perfunduar ne dashuri te vertete, dashuria me shikim te pare krijon vetem iluzione.
Seksi pasuron dashurine? Apo e kunderta?
-Dashuria pasuron seksin.
Nje, dy apo tri cmenduri per dashurine?
-Per dashurine ia vlen te besh cmendurira.
Me mire ngjashmeria apo terheqja e te kundertave?
-Une do te thoja ngjashmeria.
Te shiheni ne sy, apo te shihni ne te njejtin drejtim?
-Te shihemi ne sy.
Sakrifica apo lule dashurie?
-Vetem sakrifica.
Nga e kupton qe historia eshte dashuri e vertete?
-Nga ndjenjat, perkushtimi, sakrifica, sinqeriteti dhe besnikeria
Nje dashuri jotja e madhe e permbledhur ne nje: vend, ushqim, muzike?
-Bregdet, sallatë e ftohtë ,(You’re not alone Michael jackson )
Dashuron shume? Apo mesatarisht?
-Mesatarisht.